E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon operacioni antidrogë, kapet vetëm një gram kokainë

Dështon Drejtoria e Antikrim
it të Organizuar në një operacion
antidrogë. Seksioni kundër
narkotikëve kishte marrë informacion
se po transportohej kokainë
me dy makina nga Laçi në
drejtim të Tiranës. Policia ka marrë
të gjitha masat dhe ka përgatitur
pritën, por kur ka ndërhyrë,
nuk ka mundur të gjejë gjë tjetër
veçse një gram kokainë, që poseduesi
ka deklaruar se e kishte për
përdorim personal. Operacioni "i
dështuar" i policisë ka ndodhur
dy net më parë, gjatë një prite te
mbikalimi i kthesës së Rinasit, ku
janë ndaluar dy mjetet e "spiunuara"
nga një telefonatë anonime.
Burimet policore nga seksioni i
Antidrogës bënë të ditur se rreth
orës 19:00 është marrë informacion
se po transportohej drogë
nga Laçi në Tiranë me dy mjete
tip "Mercedes Benz", njëra me
targa të Tiranës, ndërsa tjetra me
targa të Kosovës. Sipas informacioneve,
në sallën operative është
njoftuar se dy makinat ishin
nisur nga Laçi drejt Tiranës dhe
do të kalonin drejt Rinasit. Njëra
nga makinat kishte targë
556KS251 dhe tjetra TR1513N.
Sapo policia i ka identifikuar, i ka
ndjekur ato deri te mbikalimi i
kthesës së Rinasit. Pikërisht në
këtë vend, kur ora shënonte
20:00, forcat policore kanë ndërhyrë,
duke bllokuar mjetet dhe
duke i kontrolluar imtësisht. Uniformat
blu shpjeguan se në mjetin
e parë udhëtonin Izet K., Vito
B., dhe Deivid M. (emrat e plotë
nuk publikohen për arsye hetimore).
Ndërsa në mjetin tjetër
udhëtonte i vetëm Bledar B. Policia
tha se u ushtrua kontroll personal
te të gjithë personat dhe në
makina, por nuk ka mundur të
gjejë gjë tjetër veç një gram kokainë.
Kjo lëndë narkotike u gjet
në mjetin me targa të Kosovës
dhe i përkiste Deivid M., 34 vjeç.
Ky është shoqëruar në Drejtorinë
e Policisë së Tiranës, ku është
marrë në pyetje në lidhje me sasinë
e drogës së gjetur. Ai ka deklaruar
se e kishte për përdorim
personal, megjithatë është
ndaluar nga policia deri në sqarimin
e plotë të rrethanave. Nga
ana tjetër, burimet nga grupi hetimor
bënë të ditur se operacioni
ishte nisur për të kapur një sasi
të madhe lënde narkotike, pavarësisht
se ka mundur të sekuestrojë
vetëm një gram kokainë.
Policia tha që dyshon se të shoqëruarit
merren me tregti të
lëndëve të forta narkotike, por
nuk mund të arrestohen, pasi nuk
ka prova për implikimin e tyre.
Materialet i kaluan prokurorisë
për veprime të mëtejshme hetimore
për veprën penale "shitje të
lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›