E Shtunë, 31 Tetor 2026

ANEB miraton rezolutën për Iranin

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka miratuar rezolutën, e cila kritikon Iranin se fshehurazi po zhvillon pasurimin e uraniumit, dhe i kërkon që menjëherë ta pezullojë projektin.
Kjo është e para herë në katër vjet që agjencia miraton një rezolutë që sanksionon Iranin. Diplomatët thanë se nga 35 anëtarët e Bordit të guvernatorëve të agjencisë, 25 vende votuan për rezolutën.
Tre vende, Venecuela, Kuba dhe Malajzia votuan kundër, ndërsa 6 vende abstenuan.
Rezoluta u sponsorizua nga gjashtë fuqitë botërore, SHBA, Britania, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, të cilat ishin në negociata me Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›