Topalli mbron Berishën: Parlamenti tempulli i të vërtetave
TIRANE- Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli përshëndet rezolutën e miratuar nga Parlamenti Europian mbi strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një prononcim për median, sot kur është pushim zyrtar për shkak të festës së Kurban Bajramit, kryetarja Topalli e cilësoi rezolutën e miratuar të enjten në Strasburg si të rëndësishme për vendin dhe I bëri thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin dhe të hyjë në Parlament, ashtu sic është dhe mesazhi I Parlamentit Europian.“Mirëpresim opozitën në Parlament”- deklaroi Topalli.
E pyetur mbi deklaratat e një dite më parë bërë në Parlament nga Kryeministri Berisha, I cili lëshoi dhe një sërë akuzash për jetën personale të kundërshtarit politik të tij Edi Rama, kryetarja Topalli tha:
"Parlamenti është tempull i të vërtetave. Të themi të vërtetën pa frikë. Duhet të kishim ngritur zërin më parë. Të vërtetat nuk mund t’i fshehim. “- u shpreh Topalli e cila shtoi se është e rëndësishme etika familjare.
(s.g/BalkanWeb)