Iniesta nënshkruan kontratë të re
Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ka nënshkruar kontratë të re me kampionin e Evropës dhe Spanjës, Barcelonën. Siç ka konfirmuar Barcelona, Iniesta ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2015 dhe po ashtu përfitimet e tij janë rritur. Mesfushori ka vazhduar kontratën për një vit, nga 2014 deri në 2015, ndërsa në kontratën e tij të ndryshuar është edhe klauzura blerëse e cila tani kap shifrën prej 200 milionë euro.
Pas Iniestas, Carles Puyol dhe Victor Valdes, është radha për të diskutuar marrëveshja e re me Gerard Pique.
Pas Iniestas, Carles Puyol dhe Victor Valdes, është radha për të diskutuar marrëveshja e re me Gerard Pique.