Kontesti i emrit, takimi Gruevski-Papandreu pa rezultat
Takimi mes Kryeministrit grek Jorgo Papandreu dhe homologut të tij maqedonas Nikolla Gruevski për kontestin e emrit nuk solli ndonjë rezultat të qëndrimeve mes palëve, edhe pse një natë para takimit në Shkup mbërriti pa paralajmëruar kryesuesi i BE-së, Ministri i jashtëm suedes Karl Bild.
Ata u takuan të premten në anën greke të liqenit të Prespës por Kryeministri Nikolla Gruevski tha pas takimit, se pala greke ka përsëritur qëndrimet e saj, që sipas tij, nuk japin mundësi për përparim në gjetjen e një kompromisi.
Ai gjithashtu kërkoi që Greqia të mendohej dhe një herë para se të bllokojë rrugën e integrimeve të Maqedonisë dhe tha se vendi i tij do të vazhdojë edhe më tej bisedimet.
Një ditë para takimit të kryeministrave në Maqedoni u mirëprit miratimi i strategjisë për zgjerimin e BE-së nga Parlamenti Evropian. Por vendimet e Parlamentit evropian nuk janë të detyrueshme për Komisionin Evropian, organin ekzekutiv të BE-së.
Votimi në Parlamentin Evropian u bë vetëm një ditë para takimit mes kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe atij të Greqisë, Jorgo Papandreu.