ANEB takohet në Vjenë - në fokus Irani

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do t`i kërkojë Iranit të lejojë hyrjen e saj në njërin nga rajonet ushtarake të tij.
Programi bërthamor i Teheranit do të jetë fokusi i bisedimeve dyditore në Vjenë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara.
Kjo e fundit dyshon se në kompleksin ushtarak të Parçinit, Republika Islamike zhvillon armë bërthamore.
Irani i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “të fabrikuara”, por deri më tani nuk ka lejuar vëzhguesit e OKB-së të vizitojnë vendin.
Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh kundër Teheranit zyrtar nga frika se synon krijimin e armëve atomike.