E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palestinezët hedhin poshtë propozimet izraelite

Palestinezët kanë refuzuar propozimet e Izraelit duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme për ringjalljen e bisedimeve të paqes.

I dërguari i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka dorëzuar letrën e propozimeve presidentit palestinez, Mahmud Abas, gjatë bisedimeve në Ramallah.

Abas ka njoftuar me përmbajtjen e letrës Organizatën për Palestinën e Lirë, komiteti ekzekutiv i së cilës i ka hedhur poshtë propozimet e saj.

Përmbajtja e letrës nuk është saktësuar.

Palestinezët duan ndërprerjen përgjithmonë të ndërtimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, si dhe njohjen e linjave kufitare të para luftës së vitit 1976 – kur Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor nga Jordania dhe Rripin e Gazës nga Egjipti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›