E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipja zhduket nga familja



Gjuha shqipe hiqet nga skema qindravjeçare e Schleicher-it, e njohur me emrin Stammbaumen. Dy skemat që shihni të botuar, për herë të parë në një media shqiptare, i takojnë hartës së Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane që përditësohet gati çdo dekadë. Skema e parë, që i takon vitit 1985, gjuha shqipe (albanian,) siç shihet, zë një vend të qartë. Ndërsa në skemën e dytë, të përditësuar, që është publikuar në vitin 1997, gjuha shqipe mungon. Me humbjen e Çabejt shpjegohet arsyeja pse shqipja nuk gjendet më në këtë hartë, por dhe në krejt pjesën me të madhe të network-ut gjuhësor ndërkombëtar

Shqipja zhduket nga familja

Gjuha shqipe hiqet nga skema qindravjeçare e Schleicher-it, e njohur me emrin Stammbaumen. Dy skemat që shihni të botuar, për herë të parë në një media shqiptare, i takojnë hartës së Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane që përditësohet gati çdo dekadë. Skema e parë, që i takon vitit 1985, gjuha shqipe (albanian), siç shihet zë një vend të qartë. Ndërsa në skemën e dytë, të përditësuar, që është publikuar në vitin 1997, gjuha shqipe nuk është shënuar më. Mungon.

Në një auditor albanologësh, të mbledhur për herë të parë si në një rast homazhi, gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli ka treguar se në kontakt të vazhdueshëm me përditësimet linguistike evropiane dhe në këtë rast me ndryshimin e bërë në hartën e Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane, është përballur me faktin rrënues për gjuhën shqipe.

Ndërkohë që në dy shekujt e fundit, indoevropianistët ngulmojnë në skicimin dhe riskicimin e dinamikës së jetës së gjuhëve, që kanë ekzistuar në të njëjtin territor, kur disa rriteshin, e të tjera zhdukeshin në kohë, ndonjëherë shoqëruar këto dhe me etnitë dhe popujt që e flisnin, me shqipen qysh prej humbjes së gjuhëtarit Eqerem Çabej asnjëra nuk ka ndodhur.

Kur albanologu amerikan, 88-vjeçari Eric Hamp, që ia kishte kushtuar jetën gjuhësisë së krahasuar dhe ndër to dhe shqipes, tha në një tryezë albanologësh se tani e beson lidhjen e shqipes së vjetër me ilirishten- entuziazmi është pak më i sigurtë për të gjithë studiuesit.

Gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli sensibilizimin e saj e adreson jo vetëm në kontributin shkencor të Çabejt, por në vakuumin që u krijua nga humbja e tij, që u ndje menjëherë.

“Pas viteve ’70-të shqipja nuk e kish më misionarin që përçonte kohë pas kohe imazhin e saj të përditësuar duke i siguruar asaj një vend të qenësishëm në laboratorët e përbashkëta ku studiohen marrëdhëniet dhe integrimet e gjuhëve e të kulturave. E meqë po flitet për njërin nga kontributet e tij të mëdha, atë si indoevropianist, le të vërehet një e dhënë sa e trishtë, aq domethënëse”.

Pas vitit 1985, disa vjet pas largimit nga jeta e gjuhëtarit, Eqerem Çabej, indoevropianisti i njohur James P. Mallory e modernizoi Stammbaumen-in. Ai e riformulon skemën e tij të 1985 duke u thënë se “kjo skemë sërish në trajtë peme, paraqitet më e plotë, më e përditësuar si dhe është fryt i një pjekurie më të lartë hulumtimesh, pasi për hartimin teorik të saj janë pasur parasysh edhe studimet mbi variacionet e brendshme diasistematike për secilën gjuhë” (skema e dytë). Në këtë pemë të përditësuar, që studiuesja Shamku e ka bërë të ditur një auditor albanologësh, gjuha shqipe, pra mungon. Gjuhëtarja vëren se Mallory në punimin e tij ka mundur t’i përcaktojë më mirë vendndodhjet e tij simbolike të gjuhëve në këtë skemë, falë të dhënave studimore historiko-krahasuese që ka vjelë për secilën syresh nga studimet e fundit e më të përditësuara (skema e parë). “Merret me mend se nuk është fjala për një lajthitje apo ndonjë pandehmë të gabuar të këtij shkencëtari, pasi Mallory vijon të mbetet sot një nga indoevropianistët më me autoritet. Madje ai, sikundër edhe Çabej vetë, i takon atij brezi indoevropianistësh, të cilët strukturalizmi sosyrian në gjuhësi i shtyu të marrin në konsideratë qoftë “studimin e një stadi gjuhësor në vetvete dhe për vetveten”, qoftë edhe ndjekjen e rrjedhës evolutive stad pas stadi, duke krahasuar të dhënat strukturore që ofronte çdo prerje sinkronike”, - tërheq vëmendjen Shamku.

Mungesa e shqipes në hartën e përditësuar të Enciklopedisë së Kulturës Indoevropiane; gjuhësia shqiptare, vazhdoi edhe në vitet ’90-të të ishte e izoluar.

“Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe; Sosyr thotë se “objekti e përcakton metodën”. Objekti studimor i gjuhësisë shqiptare nuk ish më as “shqipja në familjen e gjuhëve”, sikundër u mundua ta shqyrtonte Çabej e as shqipja e përbashkët si repertor i përdorimeve të diktuara nga bashkësia jonë social-kulturore. Periskopi i veshur i kësaj nëndetëseje që nuk lëvizte më, kish mbetur i drejtuar vetëm andej nga hamendej të ishte varieteti standard i shqipes”.

Për pasojë, thotë Shamku përfundimet e izoluara, e njëdrejtimëshe të studimeve tona gjuhësore e humbën koherencën krahasuar me zhvillimet bashkëkohore, humbën atë koherencë që kish karakterizuar punën e një shkencëtari mendjehapur, objektiv e largpamës si Çabej. Faktet që sjell gjuhëtarja si të mjaftueshme për të kuptuar pse shqipja ekziston deri në ’85 në hartën e kulturës indoevropiane, lidhen me rezultatet shkencore të Çabejt që gjenden të cituara si vlera referuese në shumë vepra të rëndësishme të gjuhësisë së krahasuar si te “Origini delle lingue neolatine”, të C. Tagliavinit, apo në punimet e G. Svanes, G. Devotos, të M. Bartolit etj.

Në një vështrim të përgjithshëm të gjuhëtares, atlasi i verbër fillestar me të dhëna e përfundime të pranueshme që vinin nga një sërë gjuhësh, Indoevropianistikja, nga teori hipotetike mundi të shndërrohej në shkencë të mirëfilltë; nisur me skemën e thjeshtë Stammbaumen të Schleicherit, ajo kish mbërritur deri te opusi madhor “L’Europe linguistique”, që u botua nga A. Dauzat në vitin 1953. Më pas punimet vijuan mbi truallin e qëndrueshëm dhe harta plotësohej e përsosej dora-dorës.

“Sikundër thotë edhe Çabej në këto leksione, shkolla e Sosyrit hapi rrugë të reja në gjuhësi të përgjithshme po sidomos në Indoevropianistikë”.

Humbjen e Çabejt, gjuhëtarja e lidh me problemin themelor, arsyen, pse shqipja mungon në këtë hartë të kulturës indoevropiane, por dhe në krejt pjesën më të madhe të network-ut gjuhësor ndërkombëtar, e pa ditur tani se si do konsiderohemi, në çfarë konteksti si gjuhë e humbur, e rrëgjuar, apo etni a popull i zhdukur.

“Duke u kthyer te Çabej, mund të themi se mënyra e tij e studimit të shqipes, si trashëgimi historike e njëherësh si mjet realitetformues, i garantoi për sa mundej gjuhësisë sonë që rezultatet e saj në këtë fushë të merreshin në konsideratë nga gjuhësia ndërkombëtare- gjithë në përpjekjet e saj për të skicuar përsosur mbi bazë të dhënash serioze hartën e përgjithshme të familjes së gjuhëve. Tash po bëhen gati tri dekada që Cabej ka reshtur së trokituri në “veshin e rënduar” të gjuhësisë shqiptare pastaj, duket se kurrkush nuk ka mundur të dialogojë “alla pari” - nëpërmjet prurjes e përfundimesh të përditësuara në lëmë të shqipes – me zhvillimet dinamike të gjuhësisë botërore”.

Sofistikimi i teknologjisë së postmodernizmit ka ndryshuar ndikimin e forcës së medias mbi aktivitetin jetësor. Duke e dalluar si një nga debatet më të përhapura nga aktorët mediatikë, ky proces ka prekur ndjeshëm edhe audiencën shqiptare. “Falë zhvillimeve të ndryshme të teknologjisë, ne mund të ndjekim një film kur, ku dhe si të duam”, është shprehur përfaqësues i Universitetit “William Paterson” në New Jersey, Bruce Williams në ditën e djeshme në një konferencë me temë “Bota virtuale dhe perceptimi Global Mediatik i saj” në Akademinë e filmit “Marubi”, në Tiranë.

Gatë konferencës në qendër të diskutimit ishte roli i medias shqiptare dhe asaj botërore në transmetimin e botës virtuale ku u parashtruan edhe shumë ide dhe debate karshi zhvillimeve teknologjike të kohës, pozicioni i medies dhe ndikimit të tyre në jetën njerëzore. Kështu, përfaqësues i Universitetit “William Paterson”, Williams shtroi idenë e tij rreth mënyrës së komunikimit digjital, duke u shprehur se “sot brezat e rinj kanë lindur me këtë komunikim dhe janë në gjendje të thyejnë rregullat e vendosura më parë”. Veç kësaj, specialisti ndalet edhe në rolin e kinemasë, duke theksuar se në ditët e sotme, ky organ nuk zotëron më monopolin e filmit. Ndërsa pjesë e diskutimit ishte edhe regjisori Kujtim Çashku, i cili vuri theksin mbi rolin e pushtetit mediatik si pushtet i katërt. “Media është një pushtet që i servir audiencës informacione të gatshme të cilat e bëjnë atë të varur prej saj, duke ndrydhur këtu imagjinatën”, - thotë Çashku. Po ashtu, edhe drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani, solli shembuj konkretë të ngjarjeve reale dhe transmetimeve të tyre në media, duke theksuar se “Problemet janë lokale, ndërsa mediat, globale”. Në konferencë diskutuan edhe mjaft analistë, specialistë të medias etj., e cila u organizua si një bashkëpunim midis Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Institutit Shqiptar i Medias, Universiteti Europian i Tiranës dhe Universitetit “William Paterson” në New Jersey, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›