E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP: Shqipëria do pranojë të burgosurit e Guantanamo-s

Shqipëria mund të pranojë të burgosurit e Guantanamos. Lajmi është publikuar në Associated Press në të cilin theksohet se Shqipëria dhe Suedia pranojnë se mund të pranojnë të burgosurit e burgut famëkeq të Guantanamos. Sipas njoftimit të AP-së edhe të gatshme për të pranuar të burgosur të këtij burgu janë Portugalia dhe Zvicra gjithashtu. Disa vende të Bashkimit Europian kanë shprehur reverva për marrjen e këtyre të burgosurve, por këto inicitiva kanë filluar të konkretizohen pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së Barak Obama ka premtuar mbylljen e burgut të Guantanamos gati 20 ditë pas marrjes së detyrës. Ndërkaq, Australia për të dyten herë brenda disa ditëve ka deklaruar se nuk do të pranojë të burgosur nga Guantanamo. Shqipëria ka një histori të ngjashme pasi pak vjet më parë Shqipëria strehoi pesë burra myslimane nga minoranca etnike "ujgur", në Kinën Perëndimore, që u liruan nga Guantanamo, pasi u arrit ne përfundimin se ata nuk përbenin asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burgu i Guantanamos njihet për tortura çnjerëzore sidomos gjatë marrjes në pyetje. Guantanamo është i vendosur në Kubë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›