E Shtunë, 31 Tetor 2026

AP, thirrje të arratisurve ngaburgu i Trikallas: Dorëzohuni!

TIRANE- Avokati i Popullit i ka bërrë thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi, të vetëdorëzohen në mënyrë që të mos ketë më humbje jetësh njerëzore. Në një dalje për mediat, lidhur me zhvillimet më të fundit në shtetin grek pas arratisjes së 8 shqiptarëve nga burgu i Trikallas, Avokati i Popullit, Igli Totozani është shprehur se po ndjek me vëmendje dhe shqetësim këtë situatë. Deri tani 3 prej tyre kanë mbetur të vrarë si pasojë e aksioneve të policisë greke për kapjen e tyre.
 
“Tre prej të arratisurve nga burgu i Trikallas kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit, po kështu kanë humbur jetën edhe një polic dhe një shtetase greke. Avokati i popullit shpeh keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore. Bëj thirrje për shmangien e përdorimit të mëtejshëm të forcës. E drejta e jetës ka përparësi ndaj çdolloj mase.
Vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangë përdorimin e mëtejshëm të forcës, që të mos humben jetë të tjera”, u shpreh Totozoni.
 
Ndërkaq, Avokati i Popullit iu drejtua dhe institucioneve përgjegjëse shqiptare, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe strukturave të saj në shtetin fqinj, që të negociojnë për dorëzimin e shtetasve shqiptarë, në mënyrë që të garantojnë jetën e tyre.

Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›