E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PS, jo bojkot zgjedhjeve vendore, kjo qeveri do te ike Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, hodhi poshte dje cdo aludim se opozita mund te mos marre pjese ne garen elektorale te 8 majit 2011. Rama beri te qarte se opozita do te marre pjese ne zgjedhje dhe kryeministri do ta kete perballe opoziten. "Asnjehere, askush nder ata qe jane nder frontin opozitar, nuk e kemi pare endrren qe e shikon Saliu, e shikon Iliri, e shikojne te tjeret me radhe ne kompanine qe keqqeveris sot Shqiperine, qe opozita te mos marre pjese ne zgjedhje. Ky nuk eshte opsion, nuk ka qene dhe nuk do te jete. Ne, Saliu na ka dhe do te na kete perballe, dhe ne do te bejme gjithcka kemi ne dore per ta larguar, bashke me qeverine e tij te korruptuar, qe kerkon te korruptoje gjithcka ne kete vend dhe kerkon ta ktheje Shqiperine ne nje mini-Bjellorusi",-tha Rama.
Ndeqrkohe qe opozita do te kete te njejtin qendrim ne Kuvend edhe per kete sesion parlamentar, marredhenie te kushtezuar, por qe do te vijoje rrugen e protestave deri ne largimin e qeverise, qe e cileson teresisht te korruptuar dhe kercenim per demokracine dhe ekonomine. Strategjine e se majtes ne kete vit te ri, e beri dje publike kryetari i PS-se, Edi Rama. Ai beri te qarte se marredhenia e PS-se ne Parlament, mbetet plotesisht e kushtezuar, ndonese prania e deputeteve te majte ne seancat parlamentare per debate nuk vihet ne dyshim. "Ne jo vetem qe nuk do te rreshtim as ne rrugen e protestave, por perkundrazi dhe me radhe, derisa nenvizova se largimi i kesaj qeverie eshte nje domosdoshmeri sepse kjo qeveri eshte nje kercenim i hapur tashme ne driten e diellit per demokracine, per drejtesine dhe per ekonomine e shqiptareve. Por perpjekjet tona per te futur Parlamentin dhe vendin ne rrugen e duhur nuk do te shterin",-tha dje Rama. Sipas tij, opozita edhe per kete vit, nuk do te reshte se kerkuari ate qe kerkon prej nje viti e gjysme dhe per te luftuar me keqqeverisjen e me korrupsionin, sic luftojme prej nje viti e gjysme, pasi zgjedhjet u vodhen per te vjedhur Shqiperine. Rama theksoi se PS eshte e bindur se kjo qeveri duhet te largohet si nje kercenim i hapur per demokracine, drejtesine dhe ekonomine e vendit e per cdo qytetar e qytetare te ketij vendi, pikerisht sepse eshte marre peng me vota te vjedhura dhe mbahet peng me nje pushtete te korruptuar dhe korruptues. "Ne do te vazhdojme me te gjitha energjite dhe fuqite tona, qe ta mundesojme largimin e kesaj qeverie. Nga transparenca e veprimtarise korruptive tek protestat dhe deri tek zgjedhjet qe nuk do te lejojme te jene perseritja e krimit elektoral te 28 qershorit te vitit 2009", beri te qarte ai. Rama tha se tashme nuk ka me asnje shqiptar qe nuk e ka kuptuar se Saliu i ka vjedhur zgjedhjet, per te vjedhur Shqiperine. Kreu i opozites shtoi se Berisha prej nje viti tha se s'do t'i djege fletet dhe ne fakt mori vendim per t'i djegur. "Tha nje vit rresht mund t'i merrni listat e zgjedhesve ne arkiv, mbreme vendosi t'i burgose ne arkiv per 25 vjet. Por, kujdes! Ne Kod kemi shkruar bashkerisht se pa kunderfirmen e perfaqesuesit te opozites ne KQZ, zevendes kryetarit te KQZ, cdo akt i KQZ qe mban vetem firmen e kryetarit te vet eshte i pavlefshem",- tha Rama, duke mos e njohur vendimin e marre dje nga KQZ. Madje Rama tha se, ne se ky akt final i KQZ, qe ai e cilesoi si akt i vetedemaskimit te Saliut, si kusar votash hyn forcerisht ne fuqi, jo vetem prania e opozites ne KQZ-ne e dhunuar nga nje "lolo" i Saliut humbet cdo kuptim, por edhe veprimi opozitar merr nje permase edhe me te kushtezuar nga pesha e dhunes se paligjshme qeveritare. "Kuvendi i votave te vjedhura eshte marre peng nga Saliu e Jozefina, qe jo vetem rrezuan komisionin hetimor qe bazohej mbi rezoluten e Parlamentit Evropian, po rrezuan edhe rezoluten tone per te nxjerre vendin nga kriza e per te marre statusin e kandidatit ne mesin e ketij viti, bazuar mbi reflektimin e te gjitha verejtjeve te dokumentit te BE qe na e refuzoi statusin", theksoi ai. Sipas kreut socialist, perdite e me shume eshte bere e qarte se Saliu e ka lene ne balte Shqiperine dhe shqiptaret, per te cilet ka vetem rrena dhe barsoleta, suksesesh imagjinare, arritjesh fantastike, bemash qe na rendisin te paret ne bote me fjalet e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›