Anagnosti dy poema filmike te ndaluara

Arkivi i Filmit shpall Muaji i Anagnostit. Ne tri jave shfaqen disa filma artistik dhe 2 dokumentare te viteve 1970-80 qe u ndaluan. Elvira Diamanti tregon detaje te programit dhe shpreson qe te rinjte te marrin pjese ne projeksionet ku i pranishem do te jete regjisori sot 75-vjecar
Atalanta Pasko regjisore e montazhit ne ish Kinostudion Shqiperia e re tregoi me 2009 ne faqet e Shekullit historine e shkaterrimit pra riberjes se filmit Vellezer e shoke 1980 te Dhimiter Anagnostit ne baze te verejtjeve te komisionit te censures.
Pas kesaj deri me 1985 ai qe kishte kerkuar te kalonte ne redaksine e skenarit realizoi Kujtime nga Gjirokastra bazuar ne Kujtimet e vegjelise te Enver Hoxhes. shte i vetmi dokumentar ne krijimtarine e regjisorit me te rendesishem te kinemase shqiptare. I vetmi sepse edhe ato dy filma te shkurter qe mund te quhen dokumentare Anagnosti i klasifikon poema filmike.
Po ti referohemi rrefimit te gjate Une ndihmesi i Partise ne edukimin komunist te masave qe pati ne Shekulli 2003 ai realizoi Te djelat ne Tirane me 1981 qe u lavderua pastaj u kritikua dhe u ndalua dhe Perjetesi gjithsej shtate minuta film qe ne fillim u quajt kryeveper dhe u be gati ti cohej dhurate per ditelindje nga Kinostudioja shokut Enver por qe Ramiz Alia e groposi si veper moderniste. Nuk u shfaq kurre. U cudita se ishte filmi me politik qe kisha bere.
Dy poemat e ndaluara shfaqen per here te pare per publikun ne ekranin e kinemase. Arkivi i Filmit organizon Muajin e Anagnosti sepse me 23 janar eshte 75-vjetori i tij i lindjes. Fillon me 12 janar dhe vazhdon deri ne fund te muajit.
Elvira Diamanti Drejtoresha e Arkivit e cila ka bashkepunuar me regjisorin ne vetem 1 film Perralle nga e kaluara 1989 nuk mundi te fitoje pas kinoproves per rolin e Anes Ne shtepine tone 1979 tregon per programin botimin e nje katalogu per vepren e auorit dhe shpreson qe te rinjte te marrin pjese ne projeksionet ku i pranishem do te jete regjisori.
fare eshte zgjedhur nga krijimtaria e Anagnostit per programin e janarit
Muaji i Anagnostit hapet javen e pare me Plage te vjetra 1968 dhe dokumentarin Te dielat ne Tirane.
Ne javen e dyte Lulekuqet mbi mure 1976 dhe dokumentari Perjetesi 1974 qe nuk eshte shfaqur asnjehere. shte ndaluar dhe cilesuar veper moderniste. E mbyllim me Perralle nga e kaluara.
Kjo me ve pak ne pozite te veshtire meqe luaj ne kete film. Por regjisori kete kishte deshire. I pelqen ai film si nje gje e gezueshme. Admir Sorra shpresoj shume te vije ate dite dhe aktore qe kane punuar me Anagnostin do te ftohen nga arkivi.
Shpresojme shume qe studentet e arteve te jene te pranishem Dhimitri kerkon qe ky muaj te jete jo homazh por me shume bashkebisedim per vepren e tij.
Arkivi shfaq cdo te merkure filma qe i perkasin nje trashegimise shqiptare dhe asaj boterore por kinemaja eshte bosh.
Ajo qe kam vene re une nuk eshte nje zinxhir i keputur studentet e arteve vijne me mangesi nga shkolla e mesme. Ne perpiqemi nuk di sa te interesuar do jene studentet kesaj radhe. shte fat i madh qe Dhimiter Anagnosti eshte vete prezent ne nje moshe qe ende mund te krijoje me sa shoh une vitalitetin qe ka ai.
Ju kishit nje program tuajin regjisori ka bere zgjedhje tjeter. Pra Dueli i heshtur nuk do te shfaqet
Jo. Une do kisha deshire filma te tjera por respektojme deshiren e autorit. Megjithate ne kete zgjedhje qe ai ka bere them se eshte i perfaqesuar. Ai zgjodhi Plage te vjetra per tu bere homazh artisteve qe nuk jetojne me Sander Prosi Ndrek Luca Violeta Manushi. Pastaj eshte dhe filmi i pare ku Anagnosti eshte autor ka bere regjine po ka shkruar dhe skenari.
Mbeti jashte Ne shtepine tone...
Do doja te shfaqej. E kam pare gjithmone me dashuri ate film. Gati me duket vetja pjese e tij sepse kemi bere shume kinoprova per ate film njihja mire dekorin menyren e punes. Ishte kontakti im i pare me Anagnostin dhe kontakti i pare me Kinostudion.
Mund te ishte roli im i pare roli i Anes. Edhe per hir te kesaj nostalgjie ju e shikoni qe e ka vendosur afishen e filmit ne zyren time. Shume shpejt une luajta ne nje film tjeter Radiostacioni propozimi qe ne te luaja aty i erdhi Rikard Ljarjes nga Anagnosti.
Dhjete vjet me vone bashkepunuat per Perralle nga e kaluara.
eshte e verteta kam bere dhe nje kinoprove per Vellezer e shoke qe une do kisha deshire te shfaqej edhe ky.
Tani mendoja se eshte droja sa njerez do te vijne sepse ne mund te shfaqnim edhe dy filma ne jave te Anagnostit.
Perralla... eshte nje nga filmat e mire shqiptare. Te mire e ben skenari regjia shume e mire.
Si ishte puna me te
shte i rrepte. Nuk hyn lehte me te ne sheshin e xhirimit.
Ne shesh xhirim kam pasur veshtiresi. Dhimitri kerkonte te ecje si ato grate e fshatit pa delikatesen o me dhemb o nuk e mbaj dot. Pra me ka bere realisht te mbaja peshen e druve me ka bere realisht te punoja token. Keto kane qene veshtiresi te jashtme.
Per sa i perket veshtiresive te brendshme te rolit ai ka ditur ta nxjerre Marigone kaq lehtesisht nga ana ime kaq lehtesisht mi ka nxjerre gjerat saqe une nuk kam kuptuar nese kam bere nje gje te mire sepse nuk jam lodhur.
Por jam lodhur ne paraxhirim. Ai nuk te linte te kalonte asnje batute kot. Me kujtohet qe dhomat e hotelit ku flinte Mimika Luca apo Hajrie Rondo apo dhe nje salle e vogel e Turizmit te Gjirokastres padyshim qe ka qene pjese e provave.
Mund te quhet nje lloj akademizmi duke perjashtuar cdo prurje pertej asaj qe ishte shkruar
Mendoj qe ai e ka kaq te qarte ate qe ben sa shume pak e kalon ate qe ka menduar. Flas gjithmone si aktore sepse krijimin e brendshem pervec tij nuk mund ta di une. Ka pasur perjashtim vec kur ka ndodhur ndonje gje jashte parashikimeve.
Ato dite ra bote ne Gjirokaster dhe ai e shfrytezoi per te dhene efektin e kohes qe kalon. Keshtu qe nuk mbaj mend ndonje gje qe Dhimitri tia kete lene rastesise ose te cuditet ne momentin qe ne po bejme dicka dhe te thote po bejeni dhe kete.
Pavaresisht se zgjedhja per kete program nuk eshte e jona dua te them cdonjeri prej filmave te tij eshte i ndryshem. Duelin e heshtur nuk mund ta krahasoj dot me ndonje film tjeter shqiptar eshte film autor pak thriller. Ne shtepine tone e vleresoj per thjeshtesine.
Dhimitri duket sikur nuk merr persiper te thote ndonje gje te madhe per jeten e nje familje te zakonshme ku nuk shquhet askush per bukurine apo per profesionin. Lulekuqet mbi mure padyshim qe eshte nje film qe vazhdoj ta shikoj me shume endje. Vellezer e shoke po ashtu ne fakt une e kam pare ne variantin e pare. Plage te vjetra eshte hera e pare qe do ta shoh ne kinema.
Ngjarje e Muajit Anagnosti duhet te jete shfaqja e dy filmave dokumentare dhe biseda per krijimin ne kushte ekstreme te censures kontrollit shteteror.
mund te thoshit per ta
Autori do te jete i pranishem dhe spektatoret mund ta pyesin per historite tyre. e them me bindje absolute qe krijimtaria e tij nuk ka ndjekur nje rruge te qete mos te te lejohet te shfaqet nje dokumentar sapo shikohet te ndalohet apo filmi te kthehet dhe gati-gati te behet nje film tjeter sic ka ndodhur me Vellezer e shoke. Smund te thuash se ka qene krijimtari e qete jo vetem per Anganostin.
Vete autoret kane qene kaq te vemendshem qe filmi te mos iu kthehej mbrapsht. E mbaj mend si neper te momentin qe kur vinin nga Komiteti Qendror per vizionim e filmave. Ka qene momenti me i veshtire per te gjithe regjisoret.
Ballafaqimi i kinemase se dy periudhave ka vene ne dukje profesionalizmin ne cfare u krijua me 1960-1990 por politizimin dhe skematizmin total brenda realizmit socialist dhe ne 1992-2010 dominon kinemaja profane e pasigurt ne ate qe thote e pazonja ne gjuhen qe zgjedh per te treguar. Ne kete peizazh kaotik qe eshte megjithate nje histori ku e shihni vendin e Anagnostit.
Ai ka sjelle deri ne fund nje kinema ndryshe. Une nuk jam shume dakord me ate qe po ndodh ne kinemane e sotme shqiptare. Vazhdojme te bejme filma mbi kete izolim qe kemi ne krahasim me Europen vazhdojme te bejme filma per kalimin e kufirit se cduhet te bejme ne qe te ndihemi si te tjeret.
Mjaft me me kete Mjaft me me gjakmarrjen dhe ne ate forme qe na eshte dhene deri tani Duke pare te gjithe filmat shqiptare ne fund fare te vjen te thuash te duket vetja zi sikur njerez qenkeshim te ndryshem nga te tjeret.
Nuk kemi me nevoje per kete lloj kinemaje qe ben sikur sjell shqetesimin e aktualitetit. Kinemaja shqiptare boll e ka sjelle shqetesimin e kohes dhe nuk ka sjelle asgje.
Edhe per kete mendoj qe Anagnosti ka sjelle nje kinema ndryshe edhe me filmin e tij te fundit Gjoleka djali i Abazit 2006. Dhimitri eshte nje shkolle me vete per kinemane.
Nga shenimet e Anagnostit
Si veprova une Filma dokumentare jo
Ne vitin 1960 Dhimiter Anagnosti i lindur ne Vuno me 1936 u kthye nga studimet ne Bashkimin Sovjetik dhe emerua kinooperator ne Kinostudion Shqiperia e Re. Realizoi dy filma si operator para se te bente Komisari i drites bashkeregjisor me Viktor Gjiken.
Ne kujtime ai e pershkruan te zymte mjedisin qe e rrethon dhe mungesen e lirise krijuese Mungesa e nivelit artistik te vepres nuk perbente problem mjaft qe vepra te ishte ne rregull nga ana ideore dhe te militonte. Ne baze te kesaj motoje punuan nje pjese e mire e regjisoreve te cilet vlere artistike konsideronin partishmerine e larte mungesa e talentit kompensohej me partishmerine dhe cdo gje ishte ne rregull. Kjo i pelqente edhe partise.
Si veprova une
Filma dokumentare jo...
Shkruan me tej Ne ndryshim nga gjinite e tjera te artit verdiktin per filmin artistik e jepte vete E. Hoxha pasi e shihte ne kinemane e Bllokut. Ishin dite e ore ankthi per regjizoret...
Struktura vertikale e kontrollit te krijimtarise filmike drejtoria redaksia keshilli artistik ministria grupi i kontrollit paraprak qe perbehej nga shoke te Komitetit te Partise se Rajonit Komitetit te Partise Tiranes Komitetit Ekzekutiv Komitetit Qendror etj.
Kete kalvar e kam hequr per filmin Vellezer e shoke te cilin e ribera.
Pas kesaj kaloi ne redaksine e redaksine e filmit artistik shkroi skenarin Fraktura dhe se bashku me Vath Koreshin skenarin Besa e kuqe te cilat i beri film Pirro Milkani.
Tre vjet me vone i ftuar nga Nexhmije Hoxha duhej te bente filmin dokumentar bazuar ne Vitet e vegjelise te Hoxhes. Filmi fitoi Kupa e Festivalit te Peste te Filmit Dokumentar Shqiptar dhe mim i Republikes i Klasit te Pare.