Shefer Myller e Shekspir ne skenen e TK

Pas premirës së vetme të sezonit shtator- dhjetor 2010, Teatri Kombëtar ka lajmëruar titujt e tre premierave që do të ngjiten në skenë për publikun, nga shkurti deri në korrik. Të treja veprat i takojnë dramaturgjisë botërore sic është Shefer, Myller, e Shekspir.
“Janë pjesë të repertorit të afirmuar të dramaturgjisë botërore, kjo me një ide të përcaktuar qartë nga Teatri Kombëtar për konsolidimin e një teatri serioz me dramaturgji të afirmuar dhe nga më të mirat e drataturgjisë botërore siç është “Amadeus” e Peter Shefer, “Shtrigat e Selemit” nga Artur Miller, “Romeo e Zhuljeta” e Shekspir” tha drejtori i teatrit Kristaq Skrami.
Sipas drejtorit të teatrit shikueshmëria në teatër ka shënuar rritje edhe pse gjatë këtyre muajve janë ngjitur shfaqje repertori.
“Mendoj që shikueshmëria e spekatorit në Teatrin Kombëtar vjen duke u rritur. Më vjen mirë që në këtë grupim të spektatorëve që janë spektatorë të mirëfilltë ata që e ndjekin, ka shumë spektatorë të rinj” tha Skrami.
Edhe gjatë vitit 2011, Teatri Kombëtar do të synoj të krijojë marredhënie bashkëpunimi me teatri të huaja dhe të arrijë të përfaqësohet denjësisht në festivelet ndërkombëtare.
Aurela Papadhima