ARK: Pas sulmit ndaj ICO, sherbimet serbe

Armata e Republikes se Kosoves ka pergenjeshtruar lajmin e publikuar dje ne disa media, se ka marre persiper sulmin me eksploziv ndaj zyres se Bashkimit Evropian ne Prishtine me 14 nentor.
Permes nje e-mail te shperndare ne redaksi te ndryshme mediatike, kreu i ARK-se Gafurr Adili i ka vleresuar lajmet e publikuara dje si sajesa te Beogradit. Sipas tij, ARK nuk ka kryer asnje sulm ndaj selise se BE-se.
“Fronti per Bashkimin Kombetar Shqiptar qe diten e shperthimit, permes nje komunikate e ka denuar kete akt duke e cilesuar ate si nje akt vandal dhe terrorist te organizuar nga segmentet e sherbimeve sekrete te Serbise”, thuhet ne njoftimin e ARK.