Liderët: Prishtina nuk u anashkalua në KS

Udhëheqësit kosovarë u dhanë mbështetje konkluzioneve të fundit të Këshillit të Sigurimit, duke vlerësuar se kërkesat e Prishtinës s'janë injoruar, por janë marrë parasysh. Misioni i EULEX-it nuk mund të ketë mandat tjetër përveç atij që e parasheh pakoja e Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës, thonë liderët politikë në Prishtinë. Këto komente, udhëheqësit kosovarë i kanë bërë pas takimeve që zhvilluan me liderin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Liderët thonë se Prishtina nuk u anashkalua në KS Udhëheqësit kosovarë u dhanë mbështetje konkluzioneve të fundit të Këshillit të Sigurimit, duke vlerësuar se kërkesat e Prishtinës s'janë injoruar, por janë marrë parasysh. Misioni i EULEX-it nuk mund të ketë mandat tjetër përveç atij që e parasheh pakoja e Ahtisaarit dhe Kushtetuta e Kosovës, thonë liderët politikë në Prishtinë. Këto komente, udhëheqësit kosovarë i kanë bërë pas takimeve që zhvilluan me liderin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Për dallim nga opozita, e cila i kishte vlerësuar si kthim prapa zhvillimet e fundit rreth Kosovës në Këshillin e Sigurimit dhe kishin shprehur shqetësimet për fillimin e një procesi të ndarjes së brendshme të Kosovës, udhëheqësit e institucioneve vlerësuan se deklarata e miratuar dhe vendimi për shtrirjen e EULEX-it, ishte e balansuar dhe nuk ka anashkaluar kërkesat e kosovarëve.