Haradinaj: Duhet një qeveri e Shpëtimit Kombëtar

“Nuk është fitore gjashtëpikëshi as ‘Jo’–ja e Kosovës ndaj gjashtëpikëshit. Fitore do të ishte një politikë krijuese e vendit që mos me e sjellë punën te gjashtëpikëshi, apo te zhvillimet e ngjashme. Kosova ka humbur politikisht në një masë të madhe, por kjo humbje nuk është vetëm politikisht, por ka humbur edhe në aspektet e tjera”, tha Haradinaj.
"Efikasitetin e shtrirjes së EULEX–it në Kosovë, Haradinaj e konceptoi në dy mënyra. “EULEX–i aty ku banojnë shqiptarët do të funksionojë në bazë të Kushtetutës së vendit tonë, ndërsa aty ku ka shumicë serbe, do të veprojë në bazë të gjashtëpikëshit”, tha ai.
Lideri i AAK–së u shpreh se zyrtarët e institucioneve të Kosovës duhet të kërkojnë falje para popullit, si dhe tha se kjo qeveri duhet t’i dorëzojë përgjegjësitë e veta te një qeveri tjetër, që do të ishte e shpëtimit kombëtar.