E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeku: Plani i OKB-së sjell ndarje etnike

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar sot se plani 6 pikësh i OKB-së është në dëm të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike. "Me miratimin e planit të Ban Ki Moon-it, Kosova ka bërë një hap prapa. Me këtë plan Kosova pengohet në konsolidimin e pavarësisë dhe në fuqizimin e shtetit të saj", ka pohuar Çeku.
Kryetari i PSD-së ka shtuar më tej se plani i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së sjell ndarjen etnike të Kosovës dhe jo konsolidimin e shoqërisë të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›