ARMO, divorcohen çiftet e martuara për ti shpëtuar shkurtimit nga puna
Reforma në ndërmarrjen e përpunimit të naftës në Ballësh detyron 10 gra nga 100 që kanë shkurtuar, të kryejnë aktin formal të divorcit me bashkshortët e tyre, të cilët kanë mbi 20 vjet që punojnë sëbashku në këtë uzine. Ato për ti shpëtuar kritereve të shkurtimit nga puna, ose burri ose gruaja në punë, kanë mbërritur sot në dyert e gjykatës së rrethit gjyqësor Fier për të kërkuar divorcin. Ky divorc i favorizon ato për të mos u larguar nga puna pasi kriteret e shkurtimit parashikojnë pushimin nga puna të njërit prej bashkëshortëve.
Sipas tyre dalja në asistence është bërë mbi bazën e një kriteri antidemokratik, pasi ato kanë mbi 20 vjet që punojnë ne industrinë e përpunimit të naftës në Ballësh.