E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike

Aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike kanë vazhduar edhe sot në rrethin e Gjirokastrës. E shinjestruar nga uniformat blu sot ka qenë komuna e Lunxhërisë dhe pikërisht fshatrat Gjetë dhe Erind.

Deri në këto momente janë evidentuar 15 parcela dhe numri i rrënjëve kalon mbi 2000.

Policia ka vënë në pranga dhe dy autorë të kultivimit identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ndërkaq e vecantë e këtij aksioni ka qenë zbulimi i bimëve narkotike edhe brenda mureve të shtëpive. Në dy dhomat e një shtëpie janë gjetur rrënjë kanabisativa të kultivuara në kubikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›