E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet fëmija 6 vjeç duke ecur në trotuar

Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e së hënës në afërsi të fshatit Hotolisht në Rrethin e Librazhdit përgjatë aksit rrugor nacional Librazhd-Qafëthanë. Lavdim Stafa 6 vjeç ka qenë duke ecur në rrugë kur është përplasur nga automjeti tip landrover me targa TR5871 F i drejtuar nga shtetasi Halil Dervishi lindur e banues në Pogradec. Fëmija ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit Ushtarak. 44 vjeçari është ndaluar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›