E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO, gati prodhimi i naftes D1

Kompania publike e perpunimit dhe tregtimit te naftes, ARMO, ka planifikuar ne objektivat e saj kete vit edhe prodhimin e gazoilit D1, duke pershtatur dhe permiresuar teknologjine e nevojshme per kete objektiv. Drejtori i Pergjithshem i ARMO-s, Halim Dariu, tha se gjate muajit shkurt do te zhvillohet nje gare me oferte te hapur, ku ftohen te gjitha studiot e specializuara, te cilat merren me studimin, projektimin e teknologjive per arritjen e prodhimit ne vend te karburantit gazoil D1. ARMO eshte e interesuar qe te arrije prodhimin e gazoilit D1 ne vend. Por, per te arritur te ky qellim, duhet te kete me pare nje projekt te qarte dhe te sakte, i cili te permbaje te dhena qe lidhen me projektimin, teknologjite qe duhet te perdoren ne baze te parametrave qe afrojne dy uzinat e rafinimit te naftes ne Ballsh dhe Fier, si dhe koston e nevojshme per kete qellim. Ne baze te nje vendimi te qeverise, parashikohet qe ne Shqiperi, pas dates 1 janar 2009, te mos lejohet tregtimi i gazoilit D2 per automjetet. Aktualisht, sasite me te medha te importit te gazoilit ne vend nga firmat grosiste, jane te tipit D2. Nderkohe, ARMO vazhdon te punoje per permiresimin e cilesise se gazoilit D2, duke synuar, arritjen e standardit te BE-se lidhur me pranine ne te te squfurit. Burime te ARMO-s bejne te ditur se, qe ne vitin 2006, gazoili i prodhuar nga uzinat e perpunimit te naftes, fale permiresimeve teknologjike te kryera, ka ardhur drejt permiresimit te parametrave te cilesise se gazoilit D2. Sot, perqindja e squfurit eshte 0,1%, nga 0,2% qe ka qene niveli i tij mesatar gjate viteve te fundit. Keshilli i Ministrave miratoi dje privatizimin e ARMO-s, tenderi nderkombetar i se ciles do te behet me daten 15 shkurt. Megjithate, drejtuesit e kompanise publike po punojne per arritjen e objektivave qe kane vendosur kete vit, prej te cilave, eshte dhe prodhimi i gazoilit D1 ne vend. Gjithsesi, cdo kompani qe do te privatizoje ARMO-n, do te duhet te merret me permiresimet teknologjike per te prodhuar ne vend gazoilin D1, shprehen specialistet e kesaj kompanie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›