Punonte ne polici, vidhte kasetofone
Nje i mitur 15-vjecar eshte vene ne pranga te policise se Fierit, dy dite me pare, pasi u kap ne kushtet e flagrances, duke vjedhur kasetofone makinash. Burime zyrtare pohuan per gazeten se eshte arrestuar L. S., banues ne Levan. Shkaku i venies ne pranga te te miturit ka qene vjedhja e kasetofoneve te makinave te bllokuara nga policia ne territorin ku dhe ruheshin. I dyshuari mesohet se punonte ne nje firme ndertimi per rikonstruksionin e godines se Drejtorise se Policise, ne vendin e quajtur "Divizioni". Duke shfrytezuar kete fakt, 15-vjecari gjente momentin per te kaluar ne pjesen e oborrit, ku ndodheshin mjetet dhe te pervetesonte kasetofonet. Mesohet se i mituri eshte kapur ne flagrance, duke i hequr kasetofonin nje mjeti te bllokuar, pas nje aksidenti. Pas kontrollit te ushtruar ne canten qe ai kishte me vete ne pune, u gjeten tre kasetofone te vjedhur.
Xh.B