Tejkalohet plani, troket buxheti suplementar
Si cdo janar, edhe ne kete qe iku, plani i te ardhurave buxhetore u tejkalua. Ministri i Financave, Ridvan Bode, raportoi dje nje realizim te planit 106,4%, me nje tejkalim ne vlere monetare rreth 10 milione euro. Gjate muajit janar, te ardhurat nga tatimet jane realizuar 102%, ndersa nga doganat 115% . Por, duke iu referuar tradites historike te mbledhjes se te ardhurave buxhetore, ato realizohen lehtesisht ne tre muajt e pare te vitit, per shkak se ne kete periudhe arketohen disa taksa vjetore. Avazi i planit nis me vone. Ministri Bode me shume sesa tejkalimin e te ardhurave buxhetore ka konsideruar sukses faktin qe politika e uljes se taksave nuk ka sjelle renie te te ardhurave buxhetore. Ne janar te ketij viti, tatimfitimi per biznesit u ul ne 10 per qind nga 20 qe ishte me pare, mirepo, sipas Bodes, kjo nuk ka ndikuar ne performancen teresore te te ardhurave. "Rritja e te ardhurave tatimore me 19,6% me shume nga e njejta periudhe e vitit te kaluar, nderkohe qe niveli i taksave eshte ulur, deshmon per dominimin mbi fenomenin e informalitetit dhe evazionit fiskal ne administraten tatimore dhe doganore", deklaroi kreu i Financave.
Ndersa, shpenzimet ne muajin janar jane realizuar masen 73% te programit. Realizimi rreth 26% me shume shpenzime te realizuara se janari i vitit te kaluar. Ecuria e investimeve ne menyre gjithevjetore do te perbeje nje nga prioritetet e Ministrise se Financave per vitin 2008. "Fakti qe edhe muaji janar ka filluar me nje ritem edhe me te larte te kryerjes se shpenzimeve, deshmon se ministrite gjithnje e me shume po i kushtojne vemendje realizimit te programeve te tyre ne menyre gjithevjetore", tha Bode. Gjithashtu, financat kane urdheruar nje sere procedurash te tjera shtrenguese, te cilat kane per qellim rritjen e efektivitetit te shpenzimeve dhe realizimin e tyre ne menyre ritmike gjithevjetore.
Si rezultat i kesaj ritmike, gjate muajit janar, niveli i te ardhurave ka qene ne masen 20 miliarde, niveli i shpenzimeve ne masen 15,5 miliarde leke me nje teprice prej 4,5 miliarde ne llogarine e qeverise, e cila ne muajt qe vijne do te programohet per t'u realizuar, sidomos ne fushen e investimeve publike. B.H
Janar, bilanci i buxhetit
Te ardhurat 20 miliarde leke ose 102,6%
Shpenzimet 15,5 miliarde leke ose 73%
Suficiti 4,5 miliarde leke