Divorcohet nga gruaja, tenton te ther te motren
Divorci nga bashkeshortja per pak sa nuk eshte kthyer ne tragjedi brenda nje familjeje ne qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem, kur prinderit denoncuan djalin e tyre 31-vjecar, Arben Shkurti, se ka tentuar t'i vrase ata dhe motren e tij, pas nje zenke te momentit. Burime zyrtare te policise thane se i dyshuari eshte vene ne pranga menjehere pas ngjarjes dhe mendohet se shkak i konfliktit ka qene akuza qe 31-vjecari u bente familjareve se e kishin ndare nga gruaja. Fillimisht, Shkurti ka debatuar me dy prinderit dhe me pas i eshte kthyer te motres, duke e kercenuar. Ne grindje e siper, ai ka marre nje thike buke dhe ka tentuar ta godase. "Ju jeni fajtoret qe me ndate nga gruaja", mesohet te jete shprehur 31-vjecari, qe nuk ka hequr dore nga akuzat edhe gjate marrjes ne pyetje per akuzen e "kanosjes". Salla operative eshte njoftuar nga te demtuarit dhe nje patrulle ka kryer shoqerimin dhe me pas ndalimin e te dyshuarit. Policia ka shoqeruar te dyja palet ne konflikt dhe gjate marrjes ne pyetje u depozitua edhe denoncimi per 31- vjecarin Shkurti. Policia sekuestroi ne cilesine e proves edhe nje arme te ftohte, thike.
Xh.B