E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani, leksione edukative ne auditore

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, vijoi dje turin me leksione edukative ne Universitetin Evropian te Tiranes ( EUT). Leksioni ishte pjese e aktiviteteve te organizuara ne kete universitet, me rastin e Dites se Bankes. Banka e Shqiperise, ne kuadrin e intensifikimit te perpjekjeve te saj ne fushen e edukimit, ka ideuar edhe organizimin e nje dite te vecante me biseda, prezantime, aktivitete apo vizita te organizuara ne Banken e Shqiperise nga grupe nxenesish e studentesh.
Ne leksionin e tij, Fullani trajtoi ceshtjen e konvergjences, domosdoshmerine per te ndermarre reforma te thella strukturore, per t'u ndalur ne fund ne rolin e Bankes se Shqiperise ne tere kete proces. Sipas tij, konvergjenca eshte nje term qe shpreh aftesine e ekonomive ne zhvillim per te arritur mireqenien e ekonomive te zhvilluara. Konvergjenca, tha Fullani nenkupton rritjen e te ardhurave per fryme ne nje ekonomi drejt nje niveli te paracaktuar te arritur nga ekonomite e zhvilluara. "Qe nje ekonomi me pak e zhvilluar te konvergoje drejt nje ekonomie te zhvilluar duhet qe te ardhurat per fryme, ose norma e rritjes se ekonomise te pazhvilluar te jete me e shpejte se rritja ekonomike e vendit te zhvilluar", tha Fullani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›