Vuante nga skleroza, vdes i humbur
Korce - Gjendet i vdekur, kater dite pas largimit nga shtepia, nje i moshuar nga qyteti i Korces. I shpallur si person i humbur, pasi ishte larguar pa adrese nga shtepia, 87- vjecari eshte gjetur rastesisht i pajete nga nje bari ne fshatin Plase. Burime zyrtare te policise thane se Sofokli Thimo, ka vdekur si pasoje e nje qendrimi katerditor pa ngrene e pa pire larg familjes, ndersa vuante edhe nga disa semundje. Policia tha se trupi i pajete i te moshuarit eshte gjetur ne fshatin Plase, ne vendin e quajtur "arat e korubave", pasditen e se dieles. Uniformat blu arriten te identifikojne viktimen, per te cilin kishin marre me pare njoftim se ishte larguar nga shtepia dhe kerkohej qe nga data 29 janar e ketij viti. Policia tha se i moshuari nuk kishte shenja dhune ne trup dhe se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrore. Sipas pohimeve te familjareve, i moshuari vuante nga semundja e sklerozes, ajo e diabetit dhe e zemres, qe dyshohet se kane sjelle edhe largimin pa adrese nga shtepia.
G.A