E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO, kalon ne duart e Anika Enterprises

Kompania e naftes ARMO kalon zyrtarisht ne pronesi te Konsorciumit Anika Enterprises. Dje, zv/ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Neritan Alibali dhe perfaqesuesi i Konsorciumit Anika Enterprises SA, Mercuria Energy Group Limited dhe Refinery Associates of Texas, INC, Rezart Taci, nenshkruan marreveshjen per kalimin e pronesise te 85 per qind te aksioneve shteterore te ARMO sh.a te ky konsorcium. Gjate nenshkrimit te kontrates, Alibali theksoi se ky kalim pronesie behet pas nje procesi te gjate dhe transparent te tenderit nderkombetar per shitjen e ketyre aksioneve si dhe pageses nga ana e konsorciumit te 128 milione eurove. Nga ana e tij, perfaqesuesi i Konsorciumit, Rezart Taci ka garantuar respektimin e Biznes Planit te dorezuar ne tender dhe investimin e nje shume prej 240 milione dollaresh gjate 5 viteve. Zbatimi i biznesplanit, pervec parashikimeve te ndryshme kontraktuale, garantohet edhe nepermjet penaliteteve qe palet kane parashikuar ne rast mos zbatimi te tij. Kontrata i detyron bleresin e ARMO-s te mos shese aksionet e tij pa miratimin e Ministrise, per nje periudhe pesevjecare. Gjithashtu, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes perfiton 100 per qind te dividendit nga ARMO deri ne diten e djeshme, kur eshte bere efektive kontrata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›