E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha flet per buxhetin, iken PS

Kuvendi miratoi dje nen per nen buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem ne vleren 5.2 miliarde dollaresh. Me 76 vota pro, 34 kunder te opozites dhe 4 abstenime, qeveria kaloi ligjin me te rendesishem te vitit, pavaresisht kritikave te opozites se ai eshte buxheti i varferise. "Buxheti i shtetit per vitin 2009 eshte nje pakete sociale ne mbeshtetje te qytetareve. Nuk ekziston ne kete kontinent asnje qeveri qe te parashikoje nje rritje rrogash, pensionesh dhe ndihme ekonomike sa ajo qe paraqet buxheti i vitit 2009", u shpreh kryeministri pas miratimit. Madje pavaresisht kritikave te ashpra te opozites, kryeministri Berisha ne fund, falenderoi te majten per mbeshtetjen e dhene ne votimin e buxhetit. "Faleminderit per mbeshtetjen pike per pike te buxhetit. Ju falenderoj per deklaratat tuaja mbeshtetese", ironizoi kryeministri. Deklarate qe largoi te gjithe deputetet e majte nga salla. Grupi socialist braktisi seancen ne momentin kur kryeministri nisi te flase, ne shenje reagimi ndaj kreut te ekzekutivit, i cili dje eshte shprehur me tone te forta ironie. Gjate debateve ne seance, socialisti Arben Malaj tha se buxheti i shtetit nuk eshte gje tjeter vecse nje pakete per rritjen e varferise. "Njerezit kane reduktuar konsumin dhe investimin, prandaj qeveria duhet ta stimuloje. Ekonomia eshte perballe krizes se energjise, qe do te kete impakt ekonomik nese do te mungoje energjia", tha Malaj. Ai parashtroi propozimet qe selia roze ka per te reduktuar varferine dhe mbrojtur vendin nga kriza ekonomike globale. Thelbi i propozimeve te paketes se Partise Socialiste eshte te rriten me 1 % te produktit te brendshem bruto, suportet buxhetore ne ekonomi. Per te, duhet verifikuar parimi i perdorimit te parave, dhe jo thjesht rritje e investimeve per projekte qe nuk mbarojne, apo per projekte thjesht dhe vetem elektorale.

Po keshtu edhe Taulant Balla u shpreh se me ardhjen e se djathtes ne pushtet, shqiptaret jane varferuar dy here. "Ne nje fshat te Librazhdit kur Sali Berisha erdhi ne pushtet, nje dyqan kishte vetem nje fletore me borxhlinj. Sot eshte shtuar dhe nje fletore tjeter, jane bere dy te tilla. Sali Berisha tha se do te hiqte ate fletoren e pare, po shqiptareve u ka shtuar dhe nje tjeter. Vetem nje dyqan ne nje fshat te varfer jo me me shume se 270 banore ka 4 milione leke borxhe tek dyqani i fshatit", tha Balla. Megjithate kritikat, kreu i qeverise u shpreh se buxheti i miratuar, rrit pagat, pensionet dhe ul sigurimet. "Le te gjeje opozita nje qeveri te vetme dhe te thote se ka parashikuar per vitin 2009 kete rritje pensionesh e rrogash, qe ka parashikuar qeveria ime, apo nje qeveri qe ka ulur ne kete mase sigurimet shoqerore", theksoi ai. Rreth 800 mije familje shqiptare pritet te perfitojne nga buxheti i vitit te ardhshem i qeverise, sipas kryeministrit. Perfitimet do te shkojne kryesisht per mjeket, infermieret, pensionistet dhe ata buxhetore me te ardhura te uleta dhe te mesme. Berisha u shpreh se me kete pakete, qeveria mbeshtet investimet ne te gjitha anet e vendit. Rozeta Rapushi

Perplasja e alternativave ne Kuvend

Premtimet e qeverise:

5.2 miliarde dollare eshte buxheti i shtetit per vitin 2009.

800 mije familje ne nevoje do te perfitojne prej tij sipas kryeministrit Sali Berisha

Rriten pagat, pensionet dhe asistenca sociale

Nuk do te kete me page nen 210 mije leke per ata qe e kane pagen e ulet.

Per rrogat e mesme nga 1 maji i vitit te ardhshem do te marrin nje rroge 68% me te madhe se viti 2005.

383 miliarde leke vitin e ardhshem do te shkojne per shpenzime

333 miliarde leke parashikohet te vilen nga taksat

Verejtjet e Partise Socialiste:

Ka renie te ritmeve ekonomike, pranuar nga gjithe institucionet financiare nderkombetare

Eshte bere me e veshtire dhe eshte me e kushtueshme kredia ne ekonomi

Ekonomia eshte perballe krizes se energjise qe do te kete impakt ekonomik, pra nese mungon energjia. Nese do te importohet do te kete impakt buxhetor, pasi eshte e shtrenjte.

Ka renie te ritmeve te eksporteve per shkak te krizes ne tregjet globale.

Kryeministri: Ia di per nder opozites

Kryeministri Sali Berisha ironizoi dje me sjelljen e opozites se majte, ndaj buxhetit te shtetit 2009. Ndonese hodhi poshte te gjitha propozimet e se majtes, ne cdo nen te buxhetit, kreu i qeverise si per t'i bere karshillek se majtes, e falenderoi per mbeshtetjen ne kete pakete te rendesishme ligjore. Ne nje kohe, kur deputetet socialiste jo vetem qe votuan kunder ne cdo nen te buxhetit, por dhe u larguan ne momentin kur kryeministri filloi te flase pas votimit ne seance. Pas falenderimit te vecante per kundershtaret, kryeministri beri nje permbledhje te shkurter se cfare permban, buxheti i shtetit per vitin e ardhshem dhe favoret qe sjell ai.

"Shpenzimet te ulen, rritni investimet"

Partia Socialiste beri dje nje mori propozimesh per buxhetin e shtetit, por te gjitha ju hodhen poshte. PS kerkoi rritjen me 1 % te produktit te brendshem bruto, mbeshtetjen buxhetore ne ekonomi. Socialisti Arben Malaj tha se burimet per te mbeshtetur sigurine e ekonomise shqiptare duhet te vijne nga, shkurtimet e shpenzimeve operative dhe rritje e shpenzimeve per investime. "Ekonomia duhet mbeshtetur me paketa stimuluese sepse ka renie te ritmeve ekonomike, eshte bere me e veshtire dhe eshte me e kushtueshme kredia ne ekonomi dhe ka renie te ritmeve te eksporteve si dhe te investimeve te huaja direkt. "Te gjitha se bashku cenojne kursin e kembimit dhe rritjen e efekteve negative ne ekonomi", tha Malaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›