E Diel, 1 Nëntor 2026

Persiatjet e nje amerikani mbi diten e Pavaresise se Shqiperise

Nje vit me pare si sot pata privilegjin te isha i pranishem ne ceremonite ne Vlore per te shenuar pervjetorin e nentedhjetepeste te pavaresise se Shqiperise. Tek shihja Presidentin Topi te ngrinte flamurin shqiptar ne sheshin historik te qytetit, mendja me shkoi tek heronjte dhe heroinat e se kaluares. Keta kishin qene mbledhur ketu ne vitin 1912 ne rrethana te kobshme. Ishin mbledhur pa ndonje ushtri per te luftuar trupat e huaja qe pushtonin nga cdo ane. Kishin arritur aty me burime te pakta. Gjithcka kishin ishte nje flamur, endur nga dora e Marigo Posios; kuraje ne besimet e tyre; dhe nje ide fisnike. Por, ne fund, ajo ide do te triumfonte dhe Shqiperia do te ishte e lire.

Sot, do te doja te ndaja persiatjet e mia personale mbi kuptimin e kesaj dite per mua, nje vizitor prej shume larg. Hera-heres, kam pare nje foto te jashtezakonshme nga ditet e hershme te luftes se Shqiperise per pavaresi. Studiuesit, me sa kam kuptuar, debatojne nese eshte bere pikerisht me 28 nentor 1912, diten kur flamuri krenar i Skenderbeut u valevit perseri mbi token shqiptare, apo disa dite me pas, apo edhe nje vit me pas. Megjithekete, ajo cka nuk mund te debatohet eshte qe fotografia kap nje cast magjepses ne luften e Shqiperise per liri dhe qe, ende percon, kaq vite me pas, frymen e fuqishme te atyre koherave. Fotografia tregon nje ndertese te thjeshte dykateshe me dritare me grila dhe model te panderlikuar. Pak metra mbi hyrje varet nje ballkon i vogel druri mbushur me burra. Nje grup i madh vezhguesish, shume prej te cileve kane qeleshen tradicionale, eshte mbledhur poshte. Mbi kokat e tyre tunden flamuj me modele te ndryshme. Pavaresisht faktit qe imazhi i fotos eshte bardhezi, atmosfera eshte e qarte: dielli i shkelqyeshem, mermeritja e trazuar e turmes, si dhe pritja ne rritje per ate qe do te ndodhe pas pak.

Mes atyre qe rrine shtrenguar ne ballkon, dalloj sakaq nje individ. Floket dhe mjekra e bardhe si debore, te cilat dallojne mprehte nga kapelja dhe veshja e erret, me thone menjehere qe eshte Ismail Qemali, udheheqesi i kryengritjes, burri qe ngriti flamurin ne Vlore dhe bindjet demokratike te te cilit e ngriten aq lart sa u be Kryeministri i pare i Shqiperise. Ka dicka mbreselenese ne qendrimin e Qemalit. Nderkohe qe ata perreth tij ose shohin poshte nga turma ose tek njeri-tjetri, Qemali veshtron tutje mases se shumte qe eshte poshte, drejt dickaje te larget, thua se po shquan pikerisht ate cast nje shenje, nje sinjal, ndoshta ndonje ogur ne horizontin e pasigurt te se ardhmes. Askush nuk mund ta marre vesh ndonjehere se cfare po mendonte atehere. Por e dime cfare mendonte me pas kur ish kthyer me mend tek ato dite te trazuara. Ai pati shkruar: Ka mundesi te thuhet qe qysh [Diten e Pavaresise], qeveria mund te mos kete bere disa gjera te caktuara qe duhet t'i kishte bere, apo qe disa prej ketyre gjerave, nuk i beri mire. Megjithate, te jeni te sigurt qe beri gjithcka mundi. Por ka dicka me vlere te madhe qe qeveria e ka bere dhe qe askush nuk mund ta vere ne dyshim: dhe kjo eshte, qe e ka ngritur lart flamurin e lirise shqiptare.

Fjalet e tij jane te fuqishme, si dhe prekese. Nuk jane te ndonje figure mitike, por te nje burri prej mishi dhe gjaku, i cili beri gabime, ishte i ndergjegjshem per to dhe, prandaj, ishte edhe i vetedijshem per rrugen e gjate qe kishte Shqiperia perpara drejt pavaresise se mirefillte. Brezat e pasme mund te kujtojne pozen e tij mitike per t'u mbeshtetur neper dhjetevjecare lufte, diktature, dhe trazimesh derisa u fitua liria e vertete, por eshte humaniteti i tij per te cilin admirohet vertet. Ne Shtepine e Bardhe ne Uashington, D.C., varet portreti i nje burri tjeter. Eshte thatim, veshur elegant, dhe percjell nje kaparosje prej aristokrati. Mbi hunden e tij te gjate me hark qendrojne nje pale syze me tel rrotull. Nje prej duarve pushon lehte mbi krahun e karriges; tjetra mban nje vellim te madh me veshje te kuqe. Koken e ka pakez te kthyer anash sikur do te jete perballe me shikuesin. Por, ne syte e tij eshte edhe ai veshtrimi i larget, qe te kujton ate te Qemalit, thua se edhe ai ka humbur ne nje vizion tutje se tashmes. Ky eshte Udrou Uillson, Presidenti i njezetetete i Shteteve te Bashkuara. As ate qe mendon burri ne portret nuk mund ta dime. Mund te ishte ndonje prej atyre idealeve te larta qe bota do t'i quante pergjithmone si "Uillsoniane?" Mund te ishte fjalimi i tij madheshtor per popujt e te gjitha kombeve, Katermbedhjete Pikat, mes te cilave beri thirrje per "garanci nderkombetare per pavaresine politike dhe ekonomike dhe integritetin territorial te nje numri shtetesh ballkanike?" Apo mos ishte premtimi per Shqiperine, vendi ku une sherbej tani? Perpara Konferences se Paqes ne Paris ne vitin 1919, ai tha: "Kam vetem nje ze...dhe ate ze do ta perdor per te miren e Shqiperise." Ndonjehere me pelqen te imagjinoj cfare do te kish ngjare nese keta dy burra mbreselenes do te ishin takuar. Nga Kujtimet e tij, mesojme qe Qemali udhetoi ne Paris si perfaqesues i bashkesise shqiptaro-amerikane, pikerisht ne ate Konference Paqeje ku do te ishte edhe Uillsoni. Megjithate, nuk dime nese u takuan ndonjehere dhe pak gjasa ka te jene takuar. Sa te ndryshem ishin ata dy burra! Me sa di, nuk kishin ndonje gjuhe te perbashket. Per sa kam mesuar, nuk paten komunikuar kurre drejtperdrejt, as me leter as me telegraf. Nuk mund te percaktoj as nese ia permenden ndonjehere emrin njeri-tjetrit. Megjithate, besoj qe kishin nje lidhje me te forte se dallimet dhe largesite qe i ndanin: lidhja e shpresave, endrrave dhe aspiratave te perbashketa, si dhe perkushtimi i ndersjelle ndaj lirise se te ardhmes qe ishte tema qendrore kur nje tjeter patriot i madh shqiptar, Fan Noli, foli balle per balle me Uillsonin ne veren e vitit 1918. Ne ate bisede, kur i thane qe Uillsoni do te ngrinte zerin per Shqiperine ne Paris, Noli pat komentuar: "Ai ze do te mjaftoje per shqiptaret...Do te jene ngahere mirenjohes dhe plotesisht te siguruar per te drejtat e tyre". "Mos ua thuaj kete," ish pergjigjur Presidenti, duke buzeqeshur, "se pastaj do e lene punen e do squllen...ajo qe duhet eshte qe te punojne me fort se kurre me pare". Ismail Qemali do t'i kishte kuptuar mire fjalet e Presidentit. Do ta kish rrokur kuptimin e Uillsonit se liria nuk eshte nje ngjarje e vecante, qe ndodh nje here e pastaj lihet pas dore, por, perkundrazi, nje vazhdimesi perpjekjesh dhe vigjilence dhe lufte. Dy burrat do kishin rene ne nje mendje se vetesundimi nuk eshte krijimi, aq me pak atribut i qeverive apo prone e elitave, por e drejta ne lindje e popullit si i tere, ushqyer, mbeshtetur dhe ruajtur vetem me ane te vullnetit te tyre. Dhe mund te kishin arritur ne perfundimin qe mesimi i tyre i perbashket per ne, shqiptare dhe amerikane njesoj, eshte qe demokracia nuk ka te beje vetem me cka eshte sot, por edhe me cka mund te jete neser. Ose, sic mund ta shprehte ai qe do jete se shpejti Presidenti Amerikan, "Po, ne mundemi!" Pra, 28 nentori eshte vertet nje dite per ne, shqiptaret dhe miqte e shqiptareve se bashku, qe te kujtojme kampionet e pavaresise se Shqiperise - ata qe vazhdojne te na frymezojne me sakrificen dhe kurajen e tyre per ta bere kete vend te lire. Eshte edhe nje dite qe ne t'ia riperkushtojme veten idealeve - lirise, demokracise, te drejtave te patjetersueshme te njerezve - te cilave ata u kushtuan jeten. Por, ne fund, ndoshta eshte me se shumti nje dite qe te gjithe ne te bejme ate qe bene heronjte e medhenj te se shkuares dhe te ngreme veshtrimin drejt horizontit.

Gezuar Diten e Pavaresise!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›