E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogana: Nafta, kushton 580 USD/Ton

Zbardhen te dhenat me te fundit qe tregojne abuzimin e tregtareve me cmimet e karburanteve ne tregun Shqiptar. Dogana e Durresit si pika me e madhe hyrese ne Shqiperi ka paraqitur te dhenat me te fundit, lidhur me cmimet e zhdoganimeve te karburanteve, qe faktojne se si po abuzojne tregtaret me cmimet e karburanteve. Sipas ketyre te dhenave, rezulton se cmimi i naftes ne bursat nderkombetare ka rene ndjeshem e per pasoje karburantet importohen me nje vlere shume te ulet, se muaj me pare ne Doganen e Durresit. Sipas statistikave te marra prane kesaj dogane rezulton se cmimi i naftes per ton ne krahasim me korrikun e ketij viti ka nje renie ne masen 50 per qind. Sipas drejtorit te Doganes se Durresit Arben Ibro, nafta ne periudhen korrik 2008 importohej me 1 244 dollare per ton, dhe ky ishte muaji kur ne vendin tone cmimi i nje litri nafte arriti ne 170 leke. Nderkohe gjate muajit nentor, kur nje fuci nafte shitet me afro 48 dollare ne bursa, ne vendin tone ky produkt importohet me 580 dollare per ton. Pra nje renie ne nivelet 50 per qind, por ndryshe nga sa ka ndodhur ne bursa kjo ulje nuk eshte reflektuar ne tregun vendas. Por abuzimi me i madh ne kete rast eshte konstatuar me shitjen e benzines. Ne korrik te ketij viti benzina importohej me 1118 dollare per ton, nderkohe qe aktualisht importohet me 380 dollare per ton. Por ne tregun shqiptar nje liter benzine shitet me 130 leke, cka do te thote se tregtaret arrijne nje marzh fitimi qe kap vleren 40 per qind. Ajo cka vihet re, se edhe pse cmimi i naftes eshte ulur ndjeshem ne bursat nderkombetare dhe importi i saj nepermjet doganes se Durresit behet dy here me i ulet se pese muaj me pare, cmimi i karburanteve vazhdon te mbetet i larte ne treguan vendas. Por ende nuk ka asnje mase nga ana e institucioneve shteterore ne menyre qe tregu shqiptar i karburanteve, te kete rregulla te qarta loje dhe qytetaret mos te vidhen nga ana e tregtareve. Enkelejda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›