E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazllic: Ju rrefej planin e Rames

Biznesmeni anglo-boshnjak, ka autorizuar dje avokatet qe te shprehin qendrimin e tij lidhur me procesin gjyqesor qe po zhvillohet ne Shqiperi, sekuestrimin e pronave dhe akuzave qe hidhen ne shtyp. Damir Fazllic, se bashku me ekipin e tij te mbrojtjes ligjore qe perbehet nga disa avokate amerikane dhe te tjere, shqiptare, thote se eshte i irrituar nga shqyrtimi gjyqesor qe po procedohet. Duke komentuar seancen e se merkures ne gjykate, Fazllic dhe avokatet e tij, shprehen se "seanca e djeshme gjyqesore kunder sekuestrimit te njeanshem nga prokuroret te pasurive ne Shqiperi ishte irrituese". Ndersa shtojne se kjo seance ishte njekohesisht edhe konfirmim i pafajesise. "Ishte irrituese pasi avokatet mbrojtes shkuan ne seance te pergatitur per te demonstruar qe sekuestrimi nga ana e prokuroreve eshte i paligjshem nen ligjin shqiptar dhe per me teper i gjithe hetimi eshte krejtesisht i pabaze, por i nxitur vetem e vetem nga historite keqdashese dhe te paverteta rreth tij nga elemente te caktuar te shtypit shqiptar", - thuhet ne prononcimin e z.Fazllic, qendrim i te cilit u be publik nga avokatet e tij.

"Por, - vijon qendrimi i Fazllic, avokatet e paten krejtesisht te pamundur ta benin kete gje, pasi prokuroret, krejtesisht te papergatitur per te provuar te kunderten, kerkuan zgjatje kohe brenda se ciles te mund te pergjigjen dhe te perpiqen te justifikojne veprimet e marra qe nje muaj me pare". "E sidoqofte, - vijon deklarata me qendrimin e grupit te avokateve amerikane dhe te biznesmenit anglo-boshnjak, - fakti i thjeshte se prokuroret e kishin te pamundur te procedonin, provon vertetesine e qendrimeve te z. Fazllic". Sipas mbrojtesve ligjore, "per me teper, qene vete prokuroret te cilet ne menyre te njeanshme imponuan sekuestrimin e pronave te z. Fazllic. Sakaq, per biznesmenin boshnjako-britanik, "seanca e djeshme sugjeroi qe nje veprim i tille nga prokuroret u ndermor pa pasur nje baze te forte per ta bere kete gje". Prokuroret nuk e mohuan qe ata nuk kane fakte te ndonje krimi te kryer nga z. Fazllic", - konstatojne avokatet e huaj. Ndersa vijojne: "Sikur prokuroret te na kishin siguruar qe me pare se ata do te vepronin ne menyre te ndershme, te paanshme dhe te shpejte, do te kishim menduar se ata po zbatonin strategjine "vrit njehere, pastaj gjej arsyen pse", qe do te binte ndesh me thelbin demokratik te shtetit ne Shqiperi". Ketu, vjen edhe qendrimi tjeter i biznesmenit Fazllic. Ai thote se "ndonese besimi i tij ne kete proces eshte lekundur, vazhdon te besoje se profesionalizmi i atyre qe jane perfshire ne kete ceshtje do te sjelle me ne fund pastrimin e emrit te tij". Per biznesmenin e huaj, "kjo zgjatje e procesit po ben te mundur qe elemente te caktuar te medias te vazhdojne fushaten e tyre te motivuar politikisht dhe te padrejte kunder tij". Duke qene se hetimi per "pastrim te supozuar parash" ndaj z. Fazllic nisi vetem per shkak te raportimeve te genjeshterta te disa mediave, biznesmeni dhe mbrojtja e tij, thone se "inkurajojne prokuroret te heqin sekuestrimin, te perfundojne sa me shpejt hetimin e tyre dhe ta clirojne z. Fazllic nga akuzat per keqberje". Ne perfundim Fazllic thekson se "vazhdon te jete i shqetesuar nga mungesa e profesionalizmit e disa mediave shqiptare dhe nga deshtimi i tyre per te respektuar standardet etike dhe profesionale", por shton se "mbetet i palekundur ne respektimin e ligjeve te Shqiperise" dhe "pret me padurim qe prokuroret te perfundojne hetimin e tyre ne menyre profesionale dhe te paanshme". Kurse avokatet, shprehen se "z.Fazllic mbetet me besimin e plote qe hetimi do ta shfajesoje krejtesisht".

"Bizneset, te rrezikuara padrejtesisht"

Avokatet evidentojne se prokuroret nuk kane identifikuar kurre ndonje krim qe ata mendojne te jete kryer nga z. Fazllic. "Kjo gje nuk eshte e habitshme, pasi z. Fazllic nuk eshte hetuar kurre, e jo me te jete denuar, per asnje krim, ne asnje kohe, ne asnje vend te botes", - thone ata. Kurse detajojne: "Ndonese u akuzua fillimisht nga media se z. Fazllic kishte kryer pastrim parash pasi nje kompani e pretenduar si e pavlere ishte shitur per 1,75 milione euro, zbulimi qe ne fakt kjo kompani kishte te pasqyruar ne bilancin e saj toke me vlere 1,75 milione euro, aset i raportuar edhe tek autoritetet tatimore, vertetoi se keto akuza ishin krejtesisht te paverteta. Ne menyre te ngjashme u pretendua se ne blerjen e tokave ne zonen e Porto Romanos ne periudhen 2006-2007, z. Fazllic veproi mbi informacion te fshehte dhe te privilegjuar se kjo toke do te caktohej park industrial. Keto pretendime injoruan faktin lehtesisht te verifikueshem qe projekti i parkut energjetik ne Porto Romano ka qene dije publike qe ne vitin 2004. Per me teper, Fazllic nuk ishte as personi i pare dhe as personi i vetem qe ka blere toke ne Porto Romano. Te pakten 13 kompani te tjera kane blere gjithashtu toke ne kete zone, shumica e tyre para se te blinte z. Fazllic. Madje, ne kete zone ishin ndertuar depozita private karburanti qe para se z. Fazllic te bente blerjen e pare atje".

"Akuzat vershojne lume"

"Megjithese, z. Fazllic ka demonstruar vazhdimisht se akuzat kunder tij jane te pabaza, pas cdo akuze te provuar si e pabaze, rishtas ngrihen akuza te reja. Per kete arsye, duke qene se duket a pamundur per te ndaluar kete vershim shpifjesh e pretendimesh te pabaza, ne perfitojme nga rasti per t'u kujtuar te gjithe atyre qe jane pergjegjes per botimin e shpifjeve te motivuara politikisht rreth z. Fazllic dhe bizneseve te tij, se veprimet e tyre nuk kalojne pa u vene re dhe ata mund te behen pergjegjes perpara ligjit".

Projekti, i rrezikuar

Avokati Genc Gjokutaj, tha dje se "prokuroria e nisi hetimin nxitur vetem nga spekulime te pabaza dhe presioni i elementeve te caktuar ne media dhe politike". Ai shton se "pretendimet per blerje tokash publike nga qeveria, apo per informacione favorizuese mbi parkun energjetik ne Porto Romano, apo per shitje kompanish qe nuk kane asnje aset, jane krejtesisht te paverteta, gje qe mund te vertetohet lehtesisht nga cdokush". Si dhe pohon: "Per shkak te hetimit, keto plane jane ne pritje dhe projekti i Fazllic, i rrezikuar".

"Subjekt i nje perralle"

Biznesmeni anglo-boshnjak dhe avokatet e tij theksojne se "ne verejme ironine qe, sikurse duket, tashme vete prokuroria eshte bere subjekt i nje historie te genjeshtert e te motivuar politikisht te medias".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›