Pergjysmohet cmimi i dritherave, buka 80 leke
Pavaresisht se cmimi i dritherave ne tregjet nderkombetare ka pesuar renie te ndjeshme, ne vendin tone nje buke shitet nga 80 deri ne 100 leke. Sipas te dhenave zyrtare mesohet se aktualisht, gruri nga tregtaret shqiptare blihet me nje cmim dy here me lire se nje vit me pare, por ne treg cmimet vijojne te jene te njejta. Prodhuesit e bukes ia hedhin faji grosisteve, pasi jane pikerisht keta te fundit qe mbajne cmime abuzive dhe si pasoje produktet e brumit vazhdojne te kene cmime teper te larta. Pronari i furres se bukes "Thethi", Pellumb Boshi, deklaroi dje se ulja e cmimit te dritherave me rreth 50 per qind, ne tregjet nderkombetare nuk eshte reflektuar ende ne uljen e cmimit te miellit nga grosistet. "Nese do te ulet cmimi i miellit, do te ulim disi cmimin e bukes, por duhet te jemi te kujdesshem me ndryshimin e cmimit. Prodhuesit e bukes aktualisht punojne ne kushtet e krizes, qe ka prekur gjithe boten dhe jo me nje prodhues buke", theksoi ai. Sipas Boshit, aktualisht kostoja e nje buke duke perfshire te gjithe perberesit, eshte 70 leke. Cmimi i bukes ne vendin tone nga 60 leke shkoi ne 80 leke ne mars te ketij viti, nen argumentin e rritjes se cmimit te dritherave ne tregjet nderkombetare. Por pervec ketij problemi, Shoqata e Prodhuesve te Bukes ben pergjegjes per koston e larte te prodhimit, tregtaret e karburanteve. Zv/kryetari i Shoqates se Prodhuesve te Bukes, Kajo Alkaj deklaroi dje se "ne nuk e kemi ndjere akoma renien e cmimit te dritherave dhe nuk e kemi ulur cmimin, sepse vazhdojme ta blejme karburantin me cmime te shtrenjta".
Mos ulja e cmimit te bukes pas renies se vleres se miellit dhe dritherave ne tregjet nderkombetare, tregon qarte se konkurrenca ne tregun shqiptar ekziston vetem ku ka rritje te cmimeve. I kthyer ne monopol tregu i dritherave ne Shqiperi ka pesuar deformime shume te medha dhe te gjithe aktoret i levizin cmimet vetem ne rast se keto produkte pesojne rritje ne bursat nderkombetare.
Situata
Cmimi i bukes, do te vazhdoje te jete 80 leke deri ne momentin qe grosistet do ulin cmimin e miellit. Ky eshte mendimi i prodhuesve te bukes ne kryeqytet, te cilet jane hallka e fundit e ketij tregu.