E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO, percaktohet kriteret e fituesit

Percaktohen kriteret per kompanine qe do te privatizoje shoqerine ARMO. Sipas ministrit te Ekonomise, Genc Ruli, investitori duhet te jete se pari nje person i besueshem me garanci te mjaftueshme financiare, si dhe te jete ne nivelet cilesore te kompanise, sidomos per sa u takon aspekteve menaxhuese te kompanise. Gjithashtu, duhet te jete i certifikuar me standardet e certifikimit ISO, ose ne standardet e tjera qe jane te barasvlershem me to. Ashtu sic eshte percaktuar edhe ne vendimin e qeverise, shoqeria duhet te jete e specializuar ne drejtimin dhe perpunimin e naftes dhe te gazit si dhe te kete nje eksperience jo me te paket se tre vjet ne kete fushe. Pjese e kritereve jane edhe elementet e nje garancie financiare, pasi duhet te kete nje kapital te paguar, pra nje kapital aksionar prej jo me pak se 55 milion euro, si dhe duhet te kete nje vlere te bilancit kontabel, nje vlere te konsoliduar, prej nje vlere prej jo me pak se 135 milione euro. Kriteret parashikojne edhe rastet kur bleresi mund te jete nje konsorcium kompanish dhe jo nje kompani e vetme, per te plotesuar karakteristiken e investitorit strategjik. Ne kete rast duhet qe te pakten njera nga kompanite pjesemarrese ne konsorcium te kete eksperience prej jo me pak se 3 vjet ne perpunimin e naftes dhe te gazit. Ne vleresimin konkret te ofertave qe do te behen nga ana e pjesemarresve ne gare eshte menduar qe ofertes financiare, pra cmimit qe paraqesin ata t'i jepen 75 pike, ndersa aspektet teknike qe kane te bejne me teknologjine, me konceptin e biznes-planit qe do te ofroje konkurruesi, vleresohet deri me 25 pike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›