E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, shitja nuk ka impakt te konsumatoret

Rregullimi i cmimeve te energjise elektrike do te beje qe konsumatoret te mos ndiejne asnje ndryshim nga privatizimi i KESH-it. Gjate nje komunikimi me mediat, ministri Genc Ruli deklaroi se "nisur nga rendesia qe ka ky sektor, qeveria zgjodhi kompanine IFC si konsulente per privatizimin, e cila perzgjodhi tre nenkontraktore per aspektet ligjore, financiare dhe juridike, SNC Lavalin, Ernst & Young dhe Gide Lourette Nouel. Asistenca ka vazhduar edhe ne drejtim te reformes ne sektorin e energjise elektrike dhe kuadrin rregullator, USAID me kompanine Pierce Atwood".
Operatori i Shperndarjes tashme eshte regjistruar si shoqeri aksionere dhe operon si operator i pavarur nga KESH-i. Krahas pergatitjes se kuadrit ligjor, jane plotesuar nga ERE edhe kodet teknike, procedurat e licencimit te operatoreve private, kontratat e furnizuesit publik, kuadri rregullator i tarifave me metodologjine qe percakton tarifat, qe parashikon edhe rastin kur operatori i shperndarjes do te privatizohet, si dhe Modeli i ri i Tregut te Energjise, qe ka nisur te veproje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›