E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO prodhon eurodieselin në rafinerinë e Ballshit

Pas privatizimit të kompanisë ARMO nga konsorciumi privat, në rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh ka nisur prodhimi i eurodieselit shqiptar, sipas standarteve ndërkombëtare. 

TIRANE- Pas privatizimit të kompanisë ARMO nga konsorciumi privat, në rafinerinë e përpunimit të naftës në Ballsh ka nisur prodhimi i eurodieselit shqiptar, sipas standarteve ndërkombëtare. Specialistët shpjegojnë se falë invetsimeve që po bëhen, objektivi i ardhshëm i kompanisë do të jetë prodhimi i eurodieselit blu, ose naftës së cilësisë më të mirë, si dhe benzinës ekologjike, sipas standartev europiane.
Një tjetër objektiv i konsorciumit privat është edhe rritja e kapaciteve përpunuese, me qëllim zgjerimin në tregun vendas dhe fillimin e eksportit. Kështu, synohet që në rafinerinë e Ballshit të përpunohen 2 milion ton naftë në vit nga 1 milionë ton që përpunohen aktualisht dhe në rafinerinë e Fierit kapaciteti përpunues të arrijë në 1 milionë ton naftë në vit nga 500 mijë që përpunohen sot.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›