Helmimi në Lushnjë, dyshohet nga lëngu i hapur prej 4 ditësh
Një lëng i frutash, që ishte hapur prej katër ditësh dhe ishte ruajtur në kushtet e ambjentit, mendohet të jetë bërë shkak i helmimit të dy të moshuarve nga Lushnja. Rezultatet e analizave të lëngut priten të martën.
LUSHNJE- Një lëng i frutash, që ishte hapur prej katër ditësh dhe ishte ruajtur në kushtet e ambjentit, mendohet të jetë bërë shkak i helmimit të dy të moshuarve nga Lushnja. Sipas burimve zyrtare të policisë së këtij qyteti përgjigjet nga kampionët e ushqimeve dhe lëngut të dërgura në Institutin e Toksikologjisë do të dalin ditën e martë dhe do të zbardhet shkaku që e moshuara Deje Hida humbi jetën.
Bashkeshortët Ramadan dhe Deje Hida, përkatësisht 69 dhe 65 vjec, banues në fshatin Çermë Sektor, në rrethin Lushnjë u gjetën nga familiarët e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës, dy ditë më parë.
Edhe pse janë trajtuar menjëherë nga ana e bluzave të bardha në repartin e reanimacionit, e moshuara Deje Hida ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në këtë spital. Ndërkohë që gjendja e bashkëshortit të saj Ramadan Hida vazhdon të jetë e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
(e.n/Balkanweb)