E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, nxënësit mësojnë në barake me dërrasa

Shkolla e fshatit Miliskaje të Krujës vazhdon të jetë në gjendje skandaloze. Fëmijët e 4 klasave fillore edhe këtë vit duket se do të kryejnë orët e mësimit në një një barake me dërrasa vetëm me një mësuese. 

KRUJE- Nxënësit e katër klasave fillore të fshatit Miliskaje të Krujës mësojnë në një barake me dërrasa e cila shërben si shkollë e këtij fshati. Pavarësisht se problemi është raportuar disa herë në media gatë vitit të aluar shkollor, edhe sivjet nxënësit kanë nisur mësimin në të nëjtën barake me dërrasa. Ndërsa fëmijët janë në pritje që vjeshta dhe dimri të ulen këmbëkryq me ta në këtë barake, nga ana tjetër mësojmë se të 4 klasat fillore ndiqen paralelisht nga e njëjta mësuese. Kkjo do të thotë që nxënësit e klasës së parë duhet të ndein mësimin e klasës së katërt dhe anasjelltas duke e shndërruar mësimdhënien në kolektive.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›