E Diel, 1 Nëntor 2026

2 makina përplasen me trajlerin, plagosen drejtuesit

2 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve me një trajler mbrëmjen e kaluar. Aksidenti ndodhi në aksin Fushë Krujë- Tiranë ndërsa në gjendje të rëndë janë 2 drejtuesit e veturave. 

FUSHË KRUJE- Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur natën e kaluar në rrugën nacionale Fushë Krujë- Tiranë. Për pasojë dy persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje tepër të rëndë shëndetësore për jetën.

Aksidenti ndodhi pas përplasjes së dy autoveturave me një trajler. Dy të plagosurit që u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë janë përkatësisht drejtuesit e dy autoveturave që u përplasen me trajlerin. Të lënduarit janë 27 vjecari Altin Zaja nga fshati Larushk dhe Dashamir Caca 28 vjec nga i njëjti fshat.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›