E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi në Universitete, nesër në 18:00 skadon afati

MASH njofton se afati i regjistrimit në universitetet publike për të githë studentët e shpallur fitues në listat zyrtare mbaron nesër në orën 18:00. Pas këtij afati, studentët e paregjistruar humbasin të drejtën e studimit. 

TIRANË-Të gjithë maturantët e shpallur fitues në listat e bëra publike disa ditë më parë, kanë kohë deri nesër për tu regjistruar në degët respetive në universitetet publike. MASH njofton se afati zyrtar i regjistrimit mbaron nesër në orën 18:00.

Studentët fitues që nuk kryejnë regjistrimin paraprak, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›