Mamurras, Berisha apel PS: Kthehu në kuvend
Reformat e mëdha integruese kanë nevojë për kontributin e cdo qytetari vecanërtisht edhe të opozitës. Me këtë thirrje kryeministri Berisha i është drejtuar Ramës, të thyejë vendimin për bojkot dhe të futë PS në sallën e kuvendit.
MAMURRAS- “Reformat e mëdha integruese kanë nevojë për reformat e cdo qytetari, vecanërisht dhe atë të opozitës” me këtë thirrje kreu i qeverisë berisha i është drejtuar kryesocialistit Edi Rama nga Mamurrasi në mënyrë që të thyejë vendimin për bojkot dhe të fusë socialistët në sallën e kuvendit.
“Do të shfrytëzoj rastin për ti bërë thirrje edhe njëherë kryetarit të Partisë Socialiste ta lerë duelin me zotin Lakrori dhe ta kthejë partinë në parlament sepse ky është një vend normal. Kanë ikur kohërat kur Shqipërinë mund ta anormalizonim ” u shpreh kryeministri. Këto deklarata Berisha i bëri gjatë inaugurimit për përfundimin e rrugës Fushë Mamurras-fshati Adriatik.
“këtë vjeshtë do ketë vendime të mëdha për Shqipërinë në Bashkimin Europian, vendime që kanë të bëjnë me statusin e kandidatit, që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të qytetarëve Shqiptarë. Është e pafalshme të përpiqesh ti fusësh shkopinj nën rrota këtij procesi. Edhe njëherë do ta ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament” theksoi Berisha.
Kryeministri premtoi mbështetje për fermerët në 4 vjet të mandatit të tij qeverisës si dhe trefishim të investimeve në infrastrukturë, rrugë, shkollë, ujësjellës dhe kanalizime.
(e.n/News24/BalkanWeb)