ARMO
Para disa netesh pashe nje enderr te keqe. Me nje njeri te zi qe jeten e kaloka brenda zorreve te njerezve, tubave te fabrikave, cisternave te kamioneve, depozitave te anijeve. Gjithe kohen keshtu bente. Pasi njerezit nga neveria e nxirrnin prej zorreve perposht, ai, nga inati i neverise, u hyjke njerezve perseri nga lart, nga goja, nga veshet, nga syte, nga kahmos o Zot. Te njejten gje bente edhe me fabrikat. Ikte fshehtas deri ne Azerbajxhan. Bente si bente, gjente menyren per te hyre ne cisternat e naftes se anijeve. Hynte dhe rrinte atje derisa anija vinte ne Vlore. Ne Vlore, i strukur priste brenda cisternes, me durim te madh prej njeriu te zi priste derisa beheshin te gjitha kontrollet, nenshkruheshin te gjitha dokumentet, beheshin analizat, paguhej dogana, dhe kryheshin te gjitha kontrollet dhe procedurat e tjera. Ky njeri i zi qe jetonte ne kete menyre gjithe kohen mbante shenime ne nje bllok dhe vazhdimisht fliste ne celular. Kete lloj jete dhe kete lloj pune ky njeri i zi vazhdonte t'i bente edhe kur nafta transportohej me kamione nga Vlora ne Ballsh edhe kur kalonte neper proceset e rafinimit, neper saracineska, pompa, tuba, kolona te perpunimit kimiko-termik, madje edhe kur nafta e paster blihej nga te interesuarit dhe dergohej per tu shitur me pakice ne pikat e karburantit anembane Shqiperise, dhe deri kur nafta pasi ishte djegur neper motoret e makinave nxirrte nga pas bashke me tymin edhe njeriun e zi. Dhe ky njeri i zi, pasi flakej nga tymrat, njelloj si neper zorret dhe gjirizet e njerezve, gjente menyren per tu futur perseri neper tubat e naftes. E keshtu, perseri e perseri. Epo mir' ne fund te fundit keshtu i pelqente te jetonte dhe s'ka asnje problem, megjithese enderr, ishte zgjedhja e tij. Por jo! Sepse kishte ca huqe me te zeza se veten ky njeri i zi; Nga inati qe vet' ishte i zi dhe te tjeret nuk ishin te zinj por me ngjyra, te gjitha qe shihte per naften neper tuba dhe cisterna, i rrefente te kunderta; cilesine, cmimin, dhe gjithcka tjeter.
Ballshi afer eshte. Te veme ta shohim hatane ku u beka kerdia qe na rrefeka njeriu i zi. Njeriu i zi e sheh nga brenda-jashte, ne te ikim ta shohim nga jashte-brenda.
Rruga Durres-Lushnje po zgjerohet. Sa duket jane masat qe po merr Qeveria per ta bere Prishtine-Sarande per pese ore.
Tek kaloj Shkumbinin mbi fushen e Myzeqese rrine varur dhe levizin ulet ca re te medha dhe te erreta vjeshte. Por ngaqe qielli eshte care diku, mbi Rrogozhine bie nje diell, qe duke i reflektuar qelqurinat e qytetit, e ben Rrogozhinen rreze kodrave te duket rrezatuese si qytet parajse. Duan a s'duan, embel a hidhur t'u duket njeriut te zi dhe njerezve te murrme, rruget dytesore ne lindje drejt fshatrave neper kodra, dhe ne perendim kah deti, jane asfaltuar te gjitha.
As Lushnjes plot me Pilo dhe me Lala dhe me mu' ne mes te qytetit shtatoren e nje myzeqareje gjigante e cila prej dhjetera vitesh mban te ngjitur lart nje tufe me kalleza gruri prej guri, as Fierit qe po mbushet me gratacela si San Francisko nuk u a kam ngene sot.
Ne te dale te Fierit deri ne Patos, majtas e djathtas, nje baterdi reklamash dhe tabelash, shqip, Italisht, Anglisht, me gabimet perkatese natyrisht, te shushasin krejt. Fier - Patos ka nje shumellojshmeri biznesesh qe t'i shohesh te bejne te ulerasesh, "as rroj as vdes, por jam pa ment". Dhe pyet veten, mor po ku jam?! Ne Shqiperi apo ne Amerike?! Keto biznese, nga restorantet tek blerja e makinave, nga bujqesia tek blegtoria, nga ndertimi tek mjekesia, nga te gjitha e tek te gjitha, aq shume sa me behet te zbres nga makina t'ja ther me kembe. Fjale goje! T'ja theresh me kembe nga Patosi drejt Ballshit, nuk eshte pune qe s'behet. Behet, por del nje problem. Problemi eshte se kur te arrish me kembe nga Fieri ne Ballsh duke i pare bizneset nje nga nje, do kene kaluar aq vite sa kilometra eshte ajo distance, pra ne Ballsh do arrish kur Rezart Taci te jete bere administratori i naftes se krejt Botes.
Pas Patosit nis Mallakastra. Vila gjigante neper kodra. Dhe puse nafte. Puset, disa neper oborre shtepish, si pleq te kerrusur te lodhur. Por punojne per te punuar. Ja ashtu, duke u hequr oshe.
Mallakastra, qe me thene te drejten vjen edhe pak era nafte, duket si Ukraina neper filmat e vjeter ruse ku konsumohen drama moralistike bolshevike fshataro-proletare me naftetare te pa epur stakanoviste qe punojne per vitin 3000.
Anes rruges neper Mallakaster, c'emer i bukur "Mallakaster", ka kafene dhe restorante pafund. Neper kafenete rrine meso burra bucko dhe barkderra te ngeshem qe pine kafe', lozin domino, bejne shaka, dhe natyrisht nuk lene pa bere ate qe bejne te gjithe buckot e botes, shpotisin qeverine. Neper restorantet ka gjithcka, nga fasulet e kendshme tek dhalli i madherishmi, nga picat si ta doj' qejfi te njezet lloje birrash.
Tek kalon neper Mallakaster ke rast edhe te te ngjethet mishi kur kujton se ka ende disa qe mallakastriotet i quajne "komuniste"! Bah! Per koken time! Kurre!
Nja njezet kilometra deri ne Ballsh rruga gjarperon neper korije, kullota, dhe kopeshtije tashme te ndrequra.
Ballshi eshte nje qyteze e vogel tipike per Shqiperine e sotme rurale. Pak ndertime te reja. Shume kafene, dhe shume dyqanka ku shiten cikerrima. Bien ne sy agjenci udhetimesh qe te shpien ne Itali, Greqi, dhe ku te duash ne krejt boten. Bie ne sy se njerezit kane nisur t'i drejtojne kurmet, t'i ngrene syte, ta drejtojne hapin, dhe te vishen me mire. Por ah, vihet re menjehere se te rinjte, megjithese neper mure kane lene grafiti me deklarata te nxehta dashurie te perjetshme, shumica kane ikur ne emigracion.
Ja dhe ARMO!
Nga emri duket si dicka ushtarake, e frikshme, por eshte krejt e kunderta.
ARMO, kompania e perpunimit te naftes, shtrihet ne lindje te Ballshit, ze dhjetera hektare ne veri te lugines rrethuar me kodra pergjate rrjedhes se lumit Gjanica.
Tek i afrohesh, te bie ne sy nje gje qe te shtyn te besh nje pyetje; Jane cisternat dhe impiantet gjigante qe ndodhen mes drureve te larte, apo druret e panumert jane mbjelle mes uzines?! Mos me ja ngrene hakun, as kinezeve as rumuneve qe e ndertuan aty kah fillimi i viteve '70, ky kombinim i hatashem i industrise me ekologjine, ne Ballsh eshte i vertete.
Uzina ruhet nga roja serioze, te rrepte dhe te sjellshem njekohesisht.
Para sheshit te nderteses se Administrates me tre kate, nuk ka si nje here e nje kohe, naftetare ulceroze fytyrenxire qe enden kot me kot dhe tabela emulacioni te neveritshme plot me shifra te genjeshterta per realizimin e planit kaq e aq, fotografi naftetaresh pararoje, dhe budallalleqe te tjera te ketij lloji. Ne administrate hyjne e dalin nepunes serioze. Korridoret dhe zyrat e ristrukturuara jane te pastra. Ne c'do kat ka banje, edhe ato fare te pastra dhe te mirembajtura. Nepunesit e zyrave pergjigjen me miresjellje. Njeri nga keta nepunes ma kthen me nje "buongiorno". Pra eshte italian. Epo bereqaves, me mire italian se kinez apo rumun.
Nje inxhinier teknolog me shoqeron neper territorin e pafund te uzines. Me makine, duke zbritur aty-ketu. Se me kembe, duhen tre dite e tre net na vizitosh te tere uzinen.
Ja depozitat e naftes bruto. Stacionet e pompimit, tubacionet kilometrike qe transferojne lengun, ujin, avullin, dhe kimikatet nga nje impiant ne tjetrin. Ja impianti gjigant ku nafta bruto futet se pari per tu rafinuar. Impianti i koksit, i squfurit. Ne teresi teknologjia eshte paksa e vjeter por gjithandej duken shenjat e investimeve te rinovimit. Diku po zevendesohen tubat, diku kolonat, diku tjeter krejt impianti. Nje territor goxha i madh ka qene per prodhimin e vajrave me teknologji rumune. Tani per tani per prodhim vajrash nuk behet fjale. Teknologu me shpjegon hollesisht pse. Por nderkohe ka nisur prodhimi i naftes Eurodesel D1. Per D2 nuk behet me fjale. Shume shpejt do nisi edhe prodhimi i benzines. Mbi nje breg nje TEC goxha i madh. TEC-i eshte krejt i ndryshkur. Prej kohesh sherben vetem si kaldaje, pra per prodhim avulli. Kudo ka hidrante, ca si cezma te medha qe sherbejne per uje ne rast rrezik zjarri. Ka vende te caktuara ku mund te pihet cigare, rregull ky qe zbatohet me rigorozitet te madh. Dhe, si e thame, shume gjelberim. Pertej rrethimit, brenda nje rrethimi tjeter me te vogel ne jug te Gjanices, ka nje hapesire te paisur per shitjen e produkteve, nafte, koks, squfur. Prej andej hyjne e dalin kamione cisterna Pak me ne lindje, dhe paksa permbi vendit te shitjes se produkteve, i famshmi burgu i Ballshit. Jamarbri, Mehmeti, Vasili, kane qene ketu. Kam shume kujtime per ta dhe shume miq te tjere qe atje vuajten me vite, por ketu s'eshte vendi. Nejse, kthehem perseri brenda rrethimit te madh duke kaluar neper ate porten qe e ruajne ata rojat serioze dhe te sjellshem.
Ne administrate pyes hollesisht, per ecurine e uzines, ku ishte ku eshte, per prodhimin e naftes, asaj te vendit dhe asaj te importuar,sasine dhe cilesine, kalimin nga nafta D2 tek nafta D1, per prodhimin e benzines, kushtet e punes, dhe gjithcka qe me vjen ndermend dhe e kisha menduar gjate e gjere qe kur u nisa nga Tirana. Me te hollesishme se pyetjet ishin pergjigjet. Ato pergjigje i kam me vete te dokumentuara, me firma, me vula, me te gjitha. Kushtet e punes?! ARMO eshte vendi i punes me i lakmuar ne krejt aktivitetet prodhuese te kesaj natyre pune ne krejt Shqiperine! - me pergjigjen. Ngrenia?! Paguhen per ngrenien! A ka vonesa ne dhenien e pagave? E shumta nje dite me perpara ose nje dite me pas! Kur e pashe se s'kisha ku t'i zinja, u ulerita; Faleminderit per pergjigjet dhe dokumentet. Te gjitha do t'i nxjerr ne gazete. Por, a s'me thoni, sa jane pagat?! Bujrum ne zyren e Llogarise, shihi vete. Nje ta vajtur tek Llogaria. Ku jane liste - pagesat? Ja ku i ke! Rrembeva njeren prej atyre fleteve te medha. Ja tek e kam perpara! Lista ka rreth 30 emra, nga Pergjegjes reparti, Pergjegjes turni, Teknik reparti, deri tek punonjes i zakonshem. Pagat variojne nga 1 milione e 114 mije leke te vjetra me e madhja, deri tek 562 mije leke te vjetra me e vogla! E fotokopjova ate flete leter te firmosur dhe vulosur, dhe aty i dhashe fund.
Rroga te tilla ne Shqiperi jane nga me te medhate. Nuk me intereson asgje tjeter. Dhe i bera shuk letrat e tjera.
Dhe u ktheva.
Duke u kthyer me erdhi perseri ne mendje njeriu i zi i tubave dhe gjirizeve. Dhe per pak sa s'u ndala ne nje Kishe per tu lutur per shpetimin e shpirtit te tij. Por s'e bera. S'e bera sepse u kujtova qe jam mysliman dhe synet. Por edhe sepse, vertet Perendia ka bere shpifarakun e ndyre, por me ka bere edhe mua per te zezen e tija, pra te gjitha i ndreq vete Perendia.