Imami: Kufiri, s'ka dhurate per Greqine
Ministria e Mbrojtjes permes dokumentacionit te shperndare dje ne media hedh poshte pretendimet e disa medieve dhe opozites, sipas te cilave, Shqiperia i ka falur Greqise nje siperfaqe ujore prej 354.4 km2. Vete ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjate nje deklarate per mediat diten e djeshme theksoi se shtetit fqinje nuk i eshte dhuruar as nje meter hapesire detare e pamerituar dhe jo me pretendimeve per qindra kilometra. Ne kete kuader Imami i ftoi perfaqesuesit dhe ekspertet e opozites, qe te vinin ne Ministrine e Mbrojtjes, per te shqyrtuar nga afer te gjitha dokumentet dhe koordinatat, ne lidhje me marreveshjen mes Greqise dhe Shqiperise, per ndarjen e detit. Por nga ana tjeter, Imami theksoi se kjo marreveshje e nenshkruar, mes ish-ministrit te Jashtem, Lulezim Basha dhe ish-ministres se Jashtme, te Greqise, Dora Bakojanis, eshte e para e ketij lloji mes dy vendeve. Ministri i Mbrojtjes pohoi se me pare ndarja e hapesires detare mes dy vendeve ka qene e papercaktuar dhe se nuk ka pasur nje marreveshje, pikerisht per faktin se mund te lindin konflikte dhe keqkuptime. Nga ana tjeter, Imami theksoi se tashme ka ardhur momenti i zbatimit nje marreveshje te tille, ne baze te Konventes se Montegobeit. Ne kete kuader ministri i Mbrojtjes theksoi se nje marreveshje e ngjashme pritet te lidhet se shpejti edhe me Malin e Zi, pas ka perfunduar ajo me Italine dhe Greqine. Ministria e Mbrojtjes, pasi bene nje ekspoze te plote te marreveshjes dhe ligjeve, mbi te cilat ajo eshte lidhur, del ne disa konkluzione, te cilat hedhin poshte pretendimet e opozites dhe nje pjese te medias. Sipas ketyre konkluzioneve, qendrimi se Shqiperia ka humbur nje siperfaqe ujore prej 354.4 km2, vjen nga fakti se ka pasur nje mungese profesionalizimi ne perdorimin e hartave, per te llogaritur koordinatat ne det. Po keshtu perdorur si argumentim per kete perfundim nje trekendesh imagjinar, qe krijohet nga postimi i koordinatave 150-125, trekendesh qe krijohet perballe Gjirit te Sarandes, i cili konsiderohet si gji i mbyllur. Po keshtu ne perllogaritje eshte neglizhuar ishulli i banuar i Othonit dhe ishulli i Barketes. Nga ana tjeter Greqi nuk eshte trajtuar si nje shtet arkipelag. Nisur nga keto argumente, Ministria del ne konkluzionin zyrtar se, pretendimet nuk qendrojne dhe ato kane ardhur si pasoje e keqllogaritjeve.
Parlamenti nuk e ka ne axhenden tre javore ratifikimin e marreveshjes
Marreveshja e ndarjes se kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise ka qene e parashikuar per t'u shqyrtuar sa me shpejt te ishte e mundur ne parlamentare. Por si rezultat i debateve ajo eshte hequr nga axhenda tre javore e Kuvendit, per ta lene miratimin e saj ne nje kohe te dyte. Nderkohe qe deklarata e djeshme e ministrit te Mbrojtjes, Imami ka lene per te kuptuar se ka vend per tqe diskutuar dhe debatuar per kete marreveshje me ekspertet e opozites, te cilet jane te ftuar ne dikasterin qe ai drejton.
Procedurat e ndjekura per lidhjen e marreveshjes:
Takimi i pare ne Athine 7 prill 2008
U diskutua ne parim per permbajtjen e marreveshjes dhe nuk u ra dakord
Vazhduan negociatat dhe korrespodenca permes ministrive te Jashtme te dy vendeve
Takimi i dyte ne Tirane
U ra dakord per koordinatat
Takimi trete ne Tirane
U miratua teksti i plote i marreveshjes
Miratimi i marreveshjes (27 mars 2009)
Meta:"Opozita spekulon, pergjgjia ne Kuvend"
Zevendeskryeministri njekohesisht ministri i Jashtem Ilir Meta i konsideroi si spekulime dhe falsifikime qendrimet e opozites dhe te disa medieve, kunder marreveshjes se detit mes Shqiperise dhe Greqise. Sipas Metes, do te jete Parlamenti ai qe do t'i jape fund zerave per kete ceshtje. "Te jeni te sigurte se ne Parlament do te marrin pergjigje te gjitha shqetesimet, si dhe te gjitha spekulimet dhe falsifikimet qe po ngrihen mbi kete ceshtje. Eshte e drejta e kujtdo te thote cfare te deshiroje, sepse ne jemi ne vend demokratik. Por opozita i ka te gjitha mundesite institucionale, per te ngritur shqetesimet e saj dhe per te kontribuar per transparencen e kesaj ceshtjeje", theksoi ministri i Jashtem dy dite me pare. Por sipas tij, nuk eshte normale qe ne keto moment te nxiten dhe te frymezohen spekulime dhe falsifikime, te cilat nuk e ndihmojne as ate dhe as politiken e vendit tone, qe te vazhdoje te afirmohet si nje politike konstruktive, si nje politike evropiane.
Grupi i punes, nga eksperte te shtate ministrive
Ministria e Mbrojtjes theksoi dje se gjate fazave te negocimit te marreveshjes per ujerat detare, pala shqiptare eshte perfaqesuar nga nje nje grup, ne perberjen e te cilit kane qene perfaqesues nga shtate ministri. Po keshtu ne grupin e punes kane qene te perfshire edhe perfaqesues nga Agjencia kombetare e Burimeve Natyrore dhe po keshtu dhe nga Instituti i Gjeografise Ushtarake. Sipas dokumentacionit te paraqitur nga kjo ministri, ne krye te grupit te punes ka qene Sekretari i Pergjithshem i ministrise Jashtme. Nga ana tjeter edhe pala greke ka pasur ne dispozicion nje grup me perafersisht kete perberje dhe me te njejtin rang drejtimi. Te dyja palet, te perfaqesuara nga grupet e punes, kane vazhduar negociatat per arritjen e kesaj marreveshje, per me shume se nje vit. Vetem pas konsultave te shumta, marreveshja ka marre formen perfundimtare dhe eshte firmosur nga ish-ministri i Jashtem, Lulezim Basha dhe ish homologia e tij greke, Dora Bakojanis.