"Si ka ndryshuar klima e biznesit ne Shqiperi"
INTERVISTA/ Flet per "Koha Jone", Antonio Ciuffreda, president i Fiera del Levante. Vlereson se tani, edhe me shume, Shqiperia perfaqeson per Italine nje mundesi te madhe, sidomos ne sektoret mjedisore, energjise se rinovueshme dhe ndertimit
Ju keni nje eksperience 9 vjecare per panairet ne Shqiperi, si e vleresoni klimen e biznesit?
Pergjate 9 viteve, klima e biznesit ne Shqiperi ka ndryshuar do te thoja, ne menyre radikale. Sot akoma me shume Shqiperia perfaqeson per Italine nje mundesi te madhe, sidomos ne sektoret te cileve u kemi dedikuar kete edicion te Fiera del Levante, ato mjedisore, energjise se rinovueshme dhe ndertimit.
Ne veprimtarine Fiera del Levante dhe Forum mori pjese edhe kryeministri Berisha, cfare do te thote per Ju?
Sic ju thashe, ishte nder i madh qe kryeministri Berisha edhe kete vit, ndau me ne perurimin e Panairit ne Shqiperi. Fjalet e kryeministrit drejtuar sipermarresve italiane te pranishem, besoj se kane bindur edhe me skeptiket per mundesite e medha te dhena nga rritja ekonomike e nje vendi mik per ne, dhe shume afer nga kendveshtrimi gjeografik.
Numri i pjesemarresve ishte me i madh, cfare do te thote kjo, si shpjegohet?
Eshte e vertete. Pavaresisht zgjedhjes per te bere nje Panair te specializuar, d.m.th shume ekskluzivisht ne tema si: mbledhja e mbeturinave, perdorimi i burimeve ujore, te energjise diellore, te eres dhe te materialeve te reja per fushen e ndertimeve qe te mundesojne kursimin e energjise, reagimi i sipermarresve italian ka qene pozitiv. Duke ardhur ne Pallatin e Kongreseve, miqte shqiptare do mund te takojne koleget e tyre italian e te shohin drejtperdrejte cka propozohet ne kete fushe e d.m.th "Made in Italy".
Tema ishte Mjedisi dhe energjia e rinovueshme, pse ky prioritet?
Sot, ne Shqiperi, zhvillimi gjithnje e ne rritje i urbanistikes, ofron nje kerkese qe priret ne permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve. Mesuam nga fjalet e kryeministrit Berisha, interesimin e madh te qeverise shqiptare kundrejt ketyre temave. Pra besojme se mbi temat e mjedisit dhe te energjise se rinovueshme ka nje hapesire te madhe biznesi per shqiptaret dhe italianet. Nga ana tjeter, ne Shqiperi po zbatohen investime te rendesishme ne keto sektore dhe me kete Panair duam qe ti cojme perpara.
Cfare mund te ofrojne vecanerisht investitoret e Puljas per Shqiperine?
Risia e ketij edicionit te Panairit eshte prezantimi i fushave te reja prodhuese puljeze "transnacionale", pra Rajoni i Puljas ofron nje mjet te jashtezakonshem per sipermarresit Italian, por edhe per miqte shqiptare per lehtesimin e ndertimin "joint venture" dhe mundesine e favorizimit te biznesit ne sektoret e ketij panairi. Ne fakt, mund te jene pjesemarres edhe sipermarresit ne rrethet puljeze, duke pasur akses ne ato ndihma qe Rajoni i Puljas u ofron sipermarreseve puljeze. Per kete do te flasim neser, duke filluar nga ora 10.00 gjate seminareve te Eco Focus, ne Pallatin e Kongreseve.