Rama: Hapja e kutive, zhbllokon dialogun politik
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, vleresoi dje progres-raportin e Komisionit Evropian si pasqyre realiste te krizes se rende te demokracise ne Shqiperine e sotme. Permes nje komunikimi me mediat, Rama ne emer te socialisteve pershendeti vleresimin realist qe Komisioni Evropian, ka dhene mbi gjendjen ne Shqiperi ne Raportin Vjetor dhe Strategjine e Zgjerimit per vendin tone. "Duke analizuar ne menyre te hollesishme Raportin e Komisionit Evropian, ne lidhje me ecurine e reformave, qe kane te bejne me parimet baze te demokracise dhe shtetit te se drejtes, e konsiderojme kete dokument si skanerin me te mire per kedo qe vertet deshiron te lexoje diagnozen e vendit tone sot", komentoi raportin, Rama. Ai theksoi se ndan te njejtin vleresim me Komisionin Evropian se, ne thelbin e tyre zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 nuk permbushen standardet normale te nje vendi anetar te NATO-s dhe aspirant per anetaresim ne BE. Duke u ndalur tek kjo ceshtje, lideri i selise roze ritheksoi vendosmerine e hetimit parlamentar, i pavarur nga qeveria, i ketyre zgjedhjeve pa standarde. "Hetimi te filloje nga hapja e kutive te 28 qershorit si nje kusht i panegociueshem, per cilesine e ketij hetimi, gje qe mund te zhbllokoje dialogun politik dhe t'i hape rruge adresimit te sfidave te rendesishme qe ka vendi permes reformash qe, sot per sot, nuk kane asnje shans te kryhen, pikerisht, sepse Parlamenti i sotem nuk ka asnje legjitimitet, per t'i ndermarre, pa u cliruar me pare, nga barra e krimit elektoral, qe ka lindur vete kete Parlament dhe qeverine e dale prej tij", riperseriti kerkesen e socialisteve per hetimin e zgjedhjeve, lideri i selise roze. Ai gjithashtu perseriti se ne te njejten fryme me Raportin e Komisionit Evropian, Shqiperia duhet te shkeputet nga vargonjte e kultures se pandeshkueshmerise qe ushqehet, sipas tij, nga Familja ne Pushtet dhe gjykimi i pushtetareve te akuzuar per korrupsion nga drejtesia, duhet te sherbeje si indikator per suksesin ne luften kunder korrupsionit. Korrupsioni, vijoi kryesocialisti, sipas vete Komisionit Evropian, vazhdon te mbetet nje problem vecanerisht serioz. "Kur miqte e partneret tane evropiane detyrohen te permendin, ne raportin me te rendesishem per Shqiperine, emrin konkret te nje ministri te riveshur me imunitet e te ricikluar ne qeverine e vendit, fill pas riciklimit te Pushtetit te Familjes permes grabitjes se zgjedhjeve, ne emer te opozites shqiptare rikerkoj dorezimin para drejtesise te Fatmir Mediut e Lulzim Bashes dhe gjykimin e tyre deri ne fund", perfundoi reagimin e tij, kryetari i PS, Edi Rama.