Ibrahimovic, nje “ftese” Mesit per kombetaren e Suedise
Zlatan Ibrahimovic ka gjetur kohe qe para ndeshjes se fundit te eliminatoreve, me Shqiperine te komentoje edhe mbi kritikat qe jane leshuar ndaj ish-shoket e tij te skuadres se Barcelones, Lionel Mesi. Mesi eshte bere subjekt i nje sere kritikash ne Argjentine, pasi performanca me ekipin kombetar nuk ka qene ne lartesine e duhur. Ne nje konference per shtyp, pak ore para ndeshjes Suedi-Shqiperi, sulmuesi i Barcelones theksoi: - “Nese nuk e duan Leo Mesin ne Argjentine, ai mund te vije dhe te luaje me Suedine, pasi do te jete i mirepritur. Nese ka nga ata qe mendojne se Argjentina nuk po luan mire, le ta provojne te luajne me mire pa Mesin”, – u shpreh Ibrahimovic, duke mbrojtur ne kete menyre shokun e tij te skuadres. Ibrahimovic foli gjithashtu edhe per te ardhmen e kombetares se Suedise, qe pas ndeshjes me Shqiperine mbeti pa trajner, Lars Lagerbak dha doreheqjen e paralajmeruar, per shkak se nuk arriti dot qe te kualifikohet ne finalet e boterorit. Sipas sulmuesit kryesor te Suedise, trajneri qe po largohet ka bere me te miren e mundshme gjate drejtimit te kombetares. “Gjate viteve te fundit, nen drejtimin e tij, Suedia ka luajtur mire dhe ka zhvilluar ndeshje te medha. Ai ka bere me te miren e mundshme, pasi ne skuadren tone nuk jane 22 yje te futbollit boteror, qe te pretendohet me shume”, – perfundon Ibrahimovic.