SHBA: Vret veten shqiptari që në janar vrau prindërit e tij.
Në një liqen të Michiganit, në shtetet e Bashkuara të Amerikës është trupi i pajetë i Artur Shehut, I cili kërkohej që nga janari i këtij vitinga policia e SHBA-së për vrasjen eprindërve të tij. Nuk është konfirmuar ende nëse trupi është I shqiptarit Artur Shehu por organet kompetente thanë se sipas të gjitha gjasave trupi I përket të lartpërmendurit. Autopsia ka treguar se viktima ishte qëlluar në kokë me plumb.
Shehu ishte zhdukur që nga data 7 janar, kohë kur prindërit e tij Syrja Shehu 66 vjeç dhe Safo Shehu 67 vjeç u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre . Shehu punonte si shofer taksie, kishte 10 vjet në Amerikë. Sipas autoriteteve në Chikago, 33 vjeçari ishte I sëmurë mendor.Policia gjeti në shtëpinë e Shehut një shënim ku thuhej se kishte vrarë prindërit e tij dhe se planifikonte të vriste veten ndërsa shpresonte që trupi I tij të mos gjendej kurrë. Sipas policisë trupi I viktimës ndoodhej prej disa ditësh nën ujë.