E Shtunë, 31 Tetor 2026

ART Pamor

Albrecht Dürer (21 maj 1471-6 prill 1528) eshte nje figure e shumanshme e te ashtuquajtures Renesanse e Veriut. Ishte piktor, grafist dhe nje teoricien i jashtezakonshem shumeplanesh nga Nurembregu. Punet e tij me te njohura, qe gjenden ne te gjitha almanaket e artit, jane cikli Apokalipsi (punime mbi materiale druri); Kaloresi, Vdekja dhe Djalli (1513) Shen Jeronimi ne studion e tij (1514) dhe Melencolia I (1514), qe ka qene subjekt i analizave te shumanshme dhe interpretimeve. Ngjyrat e tij te ujit e shenojne ate si nje nga artistet e pare evropiane te peizazhit, ndersa teknikat e tij ne dru revolucionarizuan punen e deri me atehershme ne kete medium. Paraqitja e Durer e motiveve klasike ne artin e Veriut, permes njohurive te tij mbi artistet italiane dhe humanisteve gjermane, e siguruan reputacionin e tij, si nje nga figurat me te rendesishme te Renesanses se Veriut. Kjo eshte riforcuar dhe me tej nga trajtimet e tij teorike, te cilat perfshijne principet e reja ne matematike, perspektiven dhe proporcionet ideale. Grafikat e tij e vendosen reputacionin e tij qe ne moshen njezete-vjecare, si nje nga artistet me te njohur te Evropes dhe ai konsiderohet, po ashtu edhe si nje nga artistet me te njohur te Renesances ne Veriun e Evropes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›