E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini jep doreheqjen nga Elbasani

Nuk shenoi asnje rezultat pozitiv me Elbasanin dhe dha doreheqjen. Faruk Sejdini, trajneri i Elbasanit, pas ndeshjes me Vllaznine, e cila fitoi me Elbasanin ne "Ruzhdi Bizhuta" 1-4, nuk kishte asnje alternative tjeter. "Bisedova gjate edhe me presidencen. Vendosa te jap doreheqjen nga ElbasaniNdoshta u nxitova dhe nuk e mendova mire para se te merrja drejtimin e ekipit. U nisa per te bere dicka te mire, qe ta coja Elbasanin atje ku e meritonte. Doreheqja ime eshte e parevokueshme. Vertet patem mungesa dhe demtime per kete ndeshje, por nuk duhej qe te kishim arritur deri ketu. Megjithese ekipi u perpoq, nuk arriti te neutralizoje Vllaznine, e cila ka synimet e saj kete sezon. Falenderoj lojtaret, falenderoj sportdashesit qe e mbeshtesin Elbasanin dhe qe patem besim tek une. Ndoshta largimi do t'i cele rruge ndryshimit te gjendjes. Shpresoj qe gjendja te ndryshoje sa me pare",- tha Sejdini. Qe nga koha kur Faruk Sejdini erdhi ne krye te Elbasanit, kjo skuader nuk ka njohur rezultate pozitive. Ekipi ka realizuar disa barazime dhe humbje, pa e njohur fitoren. Rezultatet e ndeshjeve te fundit kane ndikuar ndjeshem ne frekuentimin e stadiumit nga sportdashesit e Elbasanit. Objektivi i Sejdinit ishte mjaft premtues. Ne kohen kur mori skuadren ai premtoi se do ta nxirrte ekipin kampion. Por me pas erdhen rezultatet negative, njera pas tjetres. Elbasani u skualifikua nga kupa dhe tashme ndodhet shume poshte ne tabelen e klasifikimit. Nga ana tjeter, presidenca ende nuk ka bere te ditur per qendrimin, qe do te mbaje per Faruk Sejdinin.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›