"Arti duhet ta marre realitetin nga surpriza"
Kjo interviste eshte bere ne fillimet e shkrimtares se njohur franceze. Francoise Sagan permes nje interviste te shkurter, por shume te sinqerte- rrefeu sesi i merrte personazhet; nga kush vinte frymezimi i saj dhe punen qe ben per te shtjelluar idete. Befas...e ka nderprere intervisten. Te mendosh se intervistohet edhe nga nje prej redaktoreve me te mire te kohes. Por Sagan eshte...Sagan. Jeta do te tregoje se do te jete gjithmone keshtu...
Nga Blair Fuller &Robert B. Silvers*
Francoise Sagan jeton tashme ne nje apartament te vogel perdhes. Eshte krejt i saj dhe tejet modern. Ndodhet ne Rue de Grenelle, vendi ku ajo momentalisht eshte shume e angazhuar, sepse eshte duke shkruar skenarin e nje filmi dhe njekohesisht edhe tekstet e disa kengeve lirike, pa lene menjane edhe nje roman te ri. Por, kur eshte intervistuar ne fillim te pranveres se shkuar pak para botimit te Un Certain Sourire, jetonte ende me prinderit e saj ne nje apartament ne Boulevard Malesherbes, ne lagjet qe perbejne ende nje bastion te borgjezise se kamur. Ajo i takoi intervistuesit ne nje dhome ndjenje me shume komoditete, duke i ulur ata ne karrige te medha, dhe duke i pershtatur ndane nje oxhaku te mermerte. U ka ofruar nga nje skotch, qe e ka servirur nga nje shishe karakteristike, e cila padyshim tregon se e ka blere vete ne dyqanin e ushqimeve. Menyra e saj e te sjellurit ishte e ndrojtur, por si rastesisht dhe tejet miqesisht fytyra e saj vocerrake shpesh rrudhosej me lehte drejt nje pamje terheqese sesa dukej se fshihte ndonje buzeqeshje pak si sekrete. Mbante te veshur nje pulover te thjeshte te zeze dhe fund te gjere gri; por nese s'do te ishin vetem keto indikacionet e saj, shtojme se binin ne sy edhe kepucet me taka te larta, qe ishin te punuara ne menyre elegante me nje lekure te hapur gri. Ajo fliste me nje ze te mprehte , por krejt te qete dhe dukej qarte se nuk e kenaqte fakti qe po intervistohej apo pyetej sakte qe te artikulonte ne nje menyre me formale se cfare ishte. Ishte normale per te kur flitej rreth shkrimeve te saj. Ajo ishte e sinqerte dhe shume bashkepunuese, qe nga ceshtjet qe dukeshin si te fryra apo te zhvilluara apo edhe rreth jetes se saj personale. Kjo sepse ato mund te interpretoheshin si nxitje per punen e saj, te cilat ishin pergjegjese per te nxjerre vetem thjesht nje "oui" apo "non", apo "je ne sais pas-je ne sais pas du toit"-dhe atehere nje buzeqeshje zbavitese dhe si e hutuar e shoqeronte ate ne gjithcka.
Si ndodhi qe e niset Bonjour tristesse, kur ishit vetem tetembedhjete vjec? A e mendonit ndonjehere se do te botohej?
"Une, thjesht mu desh qe ta filloja. Kisha nje deshire te madhe te shkruaja dhe pak si shume kohe te lire. I thashe vetes: Kjo eshte nje lloj ndermarrje dhe shume, shume pak vajza te moshes sime ia kane kushtuar vetes fjalen: Une s'do jem kurre e afte per ta mbaruar. Nuk isha duke menduar rreth "letersise" dhe problemeve te saj, por rreth vetes sime dhe nese e kisha Forcen e nevojshme te vullnetit apo jo".
E late ate qe t'ju udhehiqte dhe pastaj e moret serish ne shqyrtim?
"Jo, por doja ne menyre shume pasionante ta mbaroja-Kurre s'kam dashur ndonjehere ndonje gje kaq shume. Ndersa, isha duke shkruar mendova se ndoshta mund te kisha nje shans per te pare veten te botuar. Perfundimisht, kur kjo eshte kryer, mendova se kjo ishte pashprese. Jam cuditur nga libri, por edhe nga vete puna e vetes sime".
Kishit dashur valle per te shkruar shume kohe me pare?
"Po. Deri me atehere, kisha lexuar shume histori. Me dukej e pamundur thjesht fakti per te dashur te shkruash. Keshtu, ne vend te ikjes ne Kili me nje grup gangsteresh, dikush qendron ne Paris dhe shkruan nje roman. Kjo me duket nje aventure e madhe".
Por, sa shpejt e kryet ate? A e kishit menduar qe me pare historine?
"Per sa i perket Bonjour tristesse, te gjithen e kam filluar me idene e nje karakteri: vajzen, por s'erdhi asgje ne te vertete derisa pena ime qendronte ne dore. Mua me duhet te filloj te shkruaj, kur i kam idete. E shkrova Bonjour tristesse ne dy apo ne tre muaj, duke punuar dy ose tre ore ne dite. Un certain sourire ishte krejt ndryshe. Kam bere nje numer shenimesh te vogla dhe pastaj mendova per librin pareshtur per gati dy vjet. Kur kam filluar te shkruaj, serish nga dy ore ne dite, ajo ka ecur shume me shpejt. Kur merr nje vendim per te shkruar dhe duhet te vendosesh nje orar dhe ne te vertete fillon i pershtatesh atij, do ta gjesh veten duke shkruar shume shpejt. Te pakten mua vete, me ndodhi keshtu".
A keni shpenzuar shume kohe duke e ripare stilin tuaj?
"Shume pak".
Atehere, puna ne shkrimin e dy romaneve nuk ju mori me shume se pese apo gjashte muaj e llogaritur kjo e gjitha bashke?
"Po, por eshte nje menyre e mire per te bere keshtu nje menyre jetese".
Juve keni thene se eshte nje gje e rendesishme kur filloni punen me karakterin?
"Nje karakter apo disa karaktere dhe ndoshta edhe nje ide qe per pak duhet te dali ne skene ne mes te librit, por qe ne fakt dihet se te gjitha ndryshojne gjate shkrimit. Per mua te shkruarit eshte nje ceshtje qe ka te beje me gjetjen e nje ritmi te vertete. E krahasoj ate me ritmin e xhazit. Shumica e kohes se jetes sime eshte nje lloj progresioni ritmik i tre karaktereve. Nese dikush i thote dikujt se jeta eshte e ngjashme me kete, dikush mund ta ndjeje ate si te shqiptuar disi me pak arbitraritet".
A terhiqeni nga njerezit qe ju i identifikoni me karakteret tuaja?
"Jam perpjekur shume dhe s'kam gjetur kurre ndonje ngjashmeri ne mes te njerezve qe njoh dhe personazheve te romaneve te mia. Nuk kerkoj per saktesi ne portretizimin e njerezve. Perpiqem t'u jap imazheve te njerezve imagjinare nje lloj vertetesie. Do te me merziste per vdekje fakti qe te vendosja ne dy romanet e mia- njerezit qe njoh. Me duket sikur ka dy lloje dredhish: njerezit 'perballe' qe supozohen perpara syve te dikujt dhe shkrimtari 'perballe', nje shkrimtar, i cili i vendos ato perballe realitetit".
Atehere, mendoni se kjo eshte si nje forme e perfoljes qe ta merrni direkt nga realiteti?
"Sigurisht. Arti duhet ta marre realitetin nga surpriza. Ai i merr keto momente, te cilat jane per ne thjesht nje moment, plus nje moment, plus nje moment tjeter dhe ne menyre arbitrare i transformon ato ne nje seri speciale momentesh, qe mbahen te lidhura bashke me nje emocion shume te madh. Arti nuk mundet, keshtu me duket mua, qe ta pozoje "realitetin' si preokupim. Asgje nuk eshte me shume e pavertete sesa nje aksh i ashtuquajtur roman "realist"-ato jane makthe. Per mua, eshte e mundur te arrihet nje roman, qe te jete njefare sensori i caktuar i te vertetes-ndjenja e vertete e karakterit-kjo eshte e gjitha.
Natyrisht qe iluzioni i artit eshte qe ta beje dike te besoje se letersia e madhe eshte shume afer jetes, por ne fakt ne menyre ekzakte vetem e kunderta e saj- eshte e vertete. Jeta eshte amorfe, kurse letersia eshte formale".
Ka disa aktivitete te verteta ne jete qe kane forma te larta te zhvilluara, per shembull, garat me kuaj. A jane kaloresit e ketyre garave me pak te vertete sesa nga kjo?
"Njerezit qe jane te zoteruar nga pasionet e forta per aktivitetet e tyre, ashtu si duket ne kete rast qe jane edhe kaloresit e garave me kuaj, nuk ma japin pershtypjen e te qenurit shume te vertete. Ata shpesh duken si karakteret e nje romani, por jo nje roman i tille si "The Flying Dutchman"
A ju qendrojne karakteret ne mendje edhe pasi libri ka mbaruar? Cfare lloj gjykimi mund te na beni rreth tyre?
"Kur libri eshte i perfunduar, menjehere e humb interesin per karakteret. Dhe, mundohem qe kurre mos te bej gjykime morale. E gjitha ajo qe dua te them eshte se nje person eshte karagjoz apo homoseksual ose mbi te gjitha thjesht i merzitshem. Duke bere gjykime pro apo kunder karaktereve te mia- kjo me bezdis krejtesisht dhe ne fakt s'me intereson aq shume. I vetmi moralitet per nje romancier eshte moraliteti i estetikes. Une i shkruaj librat, ato shkojne drejt fundit dhe kjo eshte e gjithe ajo, e cila ka lidhje me mua".
Kur e mbaruat Bonjour tristesse, e ndjete se ajo i kaloi te gjitha etapat e redaktorit?
"Nje numer i pergjithshem sugjerimesh jane bere per librin e pare. Per shembull, ka pasur disa versione per fundin dhe nje nga keto ishte qe Anne te mos vdiste. Perfundimisht, u vendos qe libri duhej te ishte me i forte dhe u la ne versionin ne te cilin u perfundua pastaj".
A keni mesuar ndonje gje nga kritika e botuar e librit?
"Kur artikujt ishin te kendshem, une edhe ua hidhja nje sy. Por kurre s'kam mesuar ndonje gje tek e fundit, vecse jam habitur nga imagjinata e tyre dhe pjelloria e te shkruarit. Ata flasin per qellime qe une s'i kam pasur kurre".
Si ndjeheni tani per Bonjour tristesse?
"Me pelqen me shume Un Certain sourire, sepse eshte me i veshtire. Por e gjej Bonjour tristesse zbavites sepse me evokon nje stad te vertete te jetes sime. Dhe, une s'mund te ndryshoj boten. Ajo qe eshte bere ka mbaruar tashme".
Pse thoni se Un Certain sourire eshte nje liber me i veshtire?
"Une s'mbajta te njejtat karta te forta, kur mu desh te shkruaja nje liber te dyte: nuk kishte atmosfere bregdetare te pushimeve-verore, as intrige naive qe ngjitej drejt kulmit, dhe asnje gje nga cinizmi gay i Cécile. Dhe, atehere u be thjesht veshtire sepse ishte libri i dyte".
A e patet te veshtire te kalonit nga personi i vetes se pare ne Bonjour tristesse drejt rrefimit te vetes se trete tek Un Certain sourire?
"Po, ka qene shume e veshtire, por me eshte dukur teper e kufizuar dhe e disiplinuar. Por, s'mund te beja aq shume nga kjo veshtiresi, ashtu si bene disa nga shkrimtaret e tjere".
Cilet shkrimtare franceze admironi dhe jane te rendesishem per JU?
"Ah, nuk e di. Sigurisht qe Stendhal dhe Proust. Me pelqen mjeshteria e tyre e rrefimit dhe ne disa menyra e gjej veten drejt nje nevoje te percaktuar per ta. Per shembull, pas Prustit ka pasur gjera te verteta, qe thjesht nuk mund te beheshin serish. Ai percaktoi kufijte per talentin. Ai tregoi mundesite qe ekzistojne ne trajtimin e karakterit".
Cfare ju godet vecanerisht kur flitet per karakteret e Prustit?
"Ndoshta gjerat qe ben dikush nuk thone asgje aq shume sesa gjerat qe ai vertete di. Per mua, kjo eshte letersia ne sensin e saj me te mire: pas gjithe atyre analizave te gjata dhe te ngadalta, qe ben dikush, duket se ato jane larg nga te njohurit e gjithe mendimeve dhe fakteve dhe aneve te Swan, per shembull-dhe kjo eshte arsyeja sepse duhet te jete keshtu. Dikush nuk ka deshiren qe te pyese tek e fundit: "Kush ishte Swan?" Por per te njohur se kush ishte Prusti eshte krejt e mjaftueshme. Nuk e di nese eshte e qarte: Dua te them se Swan i takon plotesisht Prustit dhe eshte e pamundur qe te imagjinosh nje Swan balzakian, ndersa dikush mund te imagjinoje me mire nje Marsay Prustian".
A eshte e mundur se romanet shkruhen sepse romancieret e imagjinojne vetveten ne rolin e romancierit, qe shkruan nje roman?
"Jo, dikush merr persiper rolin e heroit dhe atehere kerkon "romancierin" qe mund te shkruaje kete histori".
Dhe dikush gjen gjithmone te njejtin romancier?
"Esencialisht po. Shume me teper, mendoj se dikush shkruan dhe e rishkruan te njejtin liber. Une drejtoj nje karakter nga libri ne liber dhe vazhdoj pergjate se njejtes ide. Vetem kendi i vizionit, metoda, ndricimi, ndryshojne. Duke folur shume, shume vrazhde, me eshte dukur se ka dy lloje romanesh-qe te dergojne pastaj per shume zgjidhje. Jane ato qe rrefejne nje histori dhe sakrifikojne nje pjese te madhe per te treguar-ashtu si librat e Benjamin Constant, me te cilin Bonjour tristesse dhe Un Certain sourire ngjasojne ne konstruksionin e tyre. Dhe atehere jane ato libra qe perpiqen te diskutojne dhe te provojne karakteret dhe ngjarjet ne liber-un roman où l'on discute. Gracka e te dyjave eshte e qarte: Ne rrefimin e thjeshte duket shpesh se ceshtja kryesore eshte lene menjane. Ne nje roman klasik, qe eshte me i gjate, devijimi mund ta perkeqesoje efektivitetin".
Ju pelqen qe te shkruani "un roman où l'on discute"?
"Po. Do te me pelqente te shkruaja-ne fakt, jam duke planifikuar tashme-nje roman me nje grup te gjere karakteresh. Do te jene tre heroina dhe jane me karakteret me shume te perhapura dhe elastike sesa Dominique dhe Cécile dhe te tjerat, qe hasen ne dy librat e pare. Romani qe do te me pelqente te shkruaja eshte ai ne te cilin heroi do te lirohet nga kerkesat e fabules, i cili ka te beje me lirimin nga vete romani dhe nga autori".
Te cfare hapesire i njihni ju limitet tuaja dhe a e permbani dot kontrollin per ambiciet tuaja?
"Mire, kjo eshte nje ceshtje krejt e papelqyeshme, apo jo? Une njoh kufizime ne sensin kur kam lexuar Tolstoin dhe Dostojevskin dhe Shekspirin. Kjo eshte edhe pergjigja me e mire, mendoj. Pervec kesaj nuk mendoj se mund te kufizoj vetveten".
Ju, per shume kohe, keni bere shume para. A e ndryshoi kjo jeten tuaj? A beni dot nje ndarje ne mes te shkrimit te romaneve per para dhe te shkruarit seriozisht, ashtu si kane bere shkrimtaret amerikane dhe franceze?
"Natyrisht suksesi i librave e ka ndryshuar disi jeten time sepse kam shume para per te shpenzuar nese deshiroj, por per aq kohe sa pozicioni i jetes sime eshte i percaktuar, dua te sqaroj se jeta ime s'ka ndryshuar shume. Tani kam nje makine, por une kam ngrene gjithmone biftek. Ju e dini mire, qe te kesh para ne xhep eshte nje gje e mire, por kjo s'eshte e gjitha. E ardhmja per te pasur me shume apo me pak para kurre nuk do te ndikoje rrugen qe shkruaj- dhe qe shkruaj libra dhe nese edhe parate vine pasketaj, tant mieux".
Mll Sagan e nderpreu intervisten per te thene se i duhej te ikte per te punuar per nje program radio. Ajo u shfajesua dhe u ngrit sakaq per te ikur. Ishte e veshtire qe te besoje, qe vajza qe sapo kishte nderprere intervisten per te folur dhe kjo vajza ne dukje shperfillese dhe kaq e angazhuar kishte arritur me vetem nje liber shume me teper lexues sesa shumica e romanciereve, qe kishin shkruar vepren e tyre per gjithe jeten. Dikush mund ta mendoje ate si nje vajze shkolle qe leshohet drejt Sorbones ashtu si i therriste dikur te emes ne hollin e apartamentit kur dilte "Au revoir maman, Je Sors travailler mais je rentre de bonne heure"
*1956-Marre nga Paris Review. Perktheu nga anglishtja Ben Andoni