E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te jeni te lumtur me me pak se 1 monedhe

Ekspertet po zbulojne perhere e me shume menyra te thjeshta dhe pa kosto, per te arritur lumturine. Hulumtimet me te fundit nga kerkuesit ne kete fushe, konkludojne se nuk eshte jeta e shtrenjte, ajo qe i ben njerezit te lumtur. Shume kenaqesi jane te lehta dhe shumica kushtojne me pak se nje ... monedhe.

Fuqia e luleve

Nje kercell luledielli mbi tavolinen tuaja te punes, do te jape nje sere te mirash. Ajo ka perngjasime me diellin dhe thuajse me te gjitha llojet e fytyrave njerezore, ndersa ngjyra e petaleve te saj eshte e tille, qe evokon emocione pozitive. Per me teper, sipas studimit me te fundit te Hort Science, njerezit qe mbajne lule mbi tavolinen e tyre te punes, ndihen me te lumtur rreth punes se tyre.

Kafshet

Edhe thjesht duke ardhur verdalle nje kafshe, stresi do te reduktohet, bashke me tensionin e ulet te gjakut. Nese qeni juaj p.sh. Eshte teper i madh per ta marre ne krah, ju mund t'i vini atij verdalle me levizje rrethore dhe keshtu kafsha do t'ju dhuroje me teper kenaqesi. Ne kete menyre, do te beni edhe nje krijese tjeter qe te ndihet e lumtur.

Bjerini nga rruga e gjate, per t'u kthyer ne shtepi

Njerezit qe bejne veprime rutine, jane zakonisht me te prirur per te pasur emocione negative. Per ta evituar kete, te pakten nje here ne jave bjerini gjate, ndoshta nga nje park apo ure, per te shkuar ne pune apo ne shtepi.

Ushqim i gezueshem

Kush nuk e pelqen ushqimin? Ndiqni keto rregulla qe te hani vakte me humor te mire:

1. Zgjidhni nje pjate te bardhe. Ushqimi ju shijon me shume teksa merrni edhe nje doze pozitiviteti nga ngjyra.

2. Kodi i ngjyrave te vakteve tuaja, nje ylber ngjyrash ju ben me te lumtur. Por, kini kujdes sepse e kuqja mund t'ju beje te hani me shume, keshtu qe shtoni miser, piper, patellxhan ngjyre vjollce dhe nje sasi te madhe degez ose majdanoz.

3. Porosisni i pari ne restorant. Pasi personi i pare porosit, te tjeret tentojne te zgjedhin dicka te ndryshme nga ai dhe mbeten me pak te kenaqur me zgjedhjen e tyre", thote Dan Ariely, autor i librit "parashikim irracional".

Njihni parapelqimet tuaja

Nese jeni teper te dhene pas ushqimit, kafsheve, muzikes apo ngjyrave, hidhni ne leter mendimet tuaja. Perpiquni te evitoni fjalet si zemer, shpirt, trendafil, pergjithmone, dhe vdes, sepse jane shume te konsumuara dhe nuk ju bejne te dukeni origjinale.

Ilustrimet jane gjithmone interesante

Bejeni partnerin ose partneren te qeshe. Do te ishte afrodiziaku me i mire.

Thoni thjesht "jo"

"Njerezit e lumtur ndiejne qe kane pushtet mbi kohen e tyre", thote David G. Myers, autor i "Ne kerkim te lumturise". Thoni "me vjen keq", "jam i zene", ndaj nje ftese te pakuptimte pune apo dickaje tjeter, qe ju "vjedh" kohen tuaj.

Ndizni nje qiri me arome, pa arsye

Boll i ruajtet ato per raste te vecanta. Pse jeni vetem ne shtepi, nuk do te thoni qe nuk duhet te shpenzoni ata qirinjte me arome livandoje ose molle jeshile, qe ngrene vecanerisht humorin tuaj.

Hani gjera femijesh

Do te kene kaluar disa dekada, kur ju keni shijuar nje lepirese me shije frutash apo nje limonade te ngrire, qe lepihet. Provojeni serish, do t'ju jape nje ndjesi te vecante.

Vendosni qellime absurde, te lehta

Ndersa prisni orarin e punes, mbani me vete nje liber voluminoz qe mund ta lexoni ne autobus apo tren, ose nje triko te cilen e punoni me shtiza. Duket qesharake per shume te tjere, por do t'ju beje te ndjeheni te dobishem dhe nuk do te vrisni mendjen se koha po ju iken kot.

Zgjidhni

Shume prej nesh mendojne se duke shkuar per fundjave ne plazh, ne mal apo per ski, do te kenaqen. Nderkaq, zgjidhni nje dite per veten tuaj, rrini ne shtepi per t'u relaksuar, pini caj me nge pasdite, dilni per nje shetitje te gjate ne nje park. Te jeni te sigurt, pushimi do t'ju shijoje me shume.

Gjeni ngjyrat tuaja

Pikturoni muret e shtepise suaj, mos ngurroni. Ekspertet kane zbuluar se bluja eshte shume qetesuese, e pershtatshme per dhoma gjumi, e gjelberta eshte relaksuese, e pershtatshme per dhoma ndenjeje, ndersa e verdha shkon mire me kuzhinen e gatimit, sepse jep gezim.

Dilni per vrap

Vetem se fundi, shkencetaret kane konfirmuar se hormone i endrofines rritet gjate vrapit. Keshtu, do te ishte nje rast i mire per nje sfide me veten: 1 apo 10 km.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›